Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Në vitin 1886 punëtorët në ShBA punonin deri në 16 orë në ditë! Kjo u bë e papërballueshme saqë ata nisën të ngrenë zërin për uljen e ditës së punës në 8 orë. Nën presionin e grevave, presidenti Andrew Jonson miratoi një ligj që plotësonte kërkesën e punëtorëve, por ishte biznesi ai që nuk bindej.

 

Më 1maj punëtorët në qyetetin industrial Çikago nisën grevën.

Një lëvizje e udhëhequr nga Albert Pearsons mblodhi më shumë se 80,000 punëtorë. Nuk mbeti me kaq. Pasuan përballjet. Konflikti u përhap në qytete të tjera dhe përfundoi duke ndaluar më shumë se 400,000 punëtorë në 5,000 greva të njëkohshme. Kishte përplasje mes punëtorëve dhe policisë.

 

Si qeveria ashtu edhe sektori i biznesit besonin se ishin në fillimin e një revolucioni anarkist. Ditët në vijim shumë punëtorë vdiqën, ndërsa në ditën e katërt një bombë shpërtheu kundër policisë, ngjarje që njihet si “sulmi Haymarket”. Më 21 qershor filloi gjyqi për 31 punëtorë të akuzuar për konfliktin. Dy prej tyre u dënuan me burg të përjetshëm, 1 deri në 15 vjet punë të detyruar dhe pesë me vdekje duke u varur. Këta u bënë Dëshmorët e Çikagos dhe në përkujtimin e tyre 1 maji u shpall Dita Ndërkombëtare e Punës.

 

1 maj 2020

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara