Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Dita ndërkombëtare e fëmijëve është 1 qershori. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thëne të drejtat e tyre dhe në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre realizohet nëpërmjet lojërave dhe festave.

 

Në fakt 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

 

Në Shqipëri, mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirqenies së tyre. Kjo ditë lumturon fëmijët dhe prinderit e tyre kur shohin se fëmijët me buzëqeshjen e tyre të ëmbël.

 

Ky 1 qershor përkon me rikthimin e tyre në kopsht dhe çerdhe, duke e bërë më të gëzueshme këtë ditë!

 

Kryeministri Edi Rama i ka uruar vogëlushët përmes një statusi në Facebook:

“Mirëmëngjes! Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shkruan Rama.

 

Kryedemokrati Lulzim Basha i uron fëmijët për 1 Qershorin, duke thënë se buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të lumtur.

“Është forca për të tejkaluar sfidat në këto kohë të vështira dhe për të ecur përpara për ditë më të mira e për tu dhënë të gjithë prindërve sa më shumë mundësi për të plotësuar dëshirat e tyre”, shkruan kryedemokrati, teksa ndan një fotografi mes fëmijëve.

Ai uron që të jetë dashuria dhe mirësia që na dhurojnë çdo ditë fëmijët tanë shtysa, shpresa dhe besimi për të bërë gjithçka që e ardhmja e tyre në Shqipëri të jetë më e mirë, dhe ata të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë europianë!

“Gëzuar 1 Qershorin, ditë më të mira”, thotë lideri i opozitës.

 

Presidenti Ilir Meta ka uruar fëmijët për festën e 1 qershorit duke publikuar edhe 1 foto mes tyre. Meta thotë se duhet të ecim dorë për dore me fëmijët deri në realizimin e ëndrrave të tyre për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane.

“Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin! Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane! Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë”, shkruan Meta.

 

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e 1 Qershorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u uroj gjithë fëmijëve shqiptarë shëndet dhe gëzime, në familjet dhe shoqërinë e tyre. Ky 1 Qershor i gjeti fëmijët shqiptarë në dalje nga një gjendje e vështirë për ta, familjet dhe atdheun. Kopshtet dhe shkollat mbyllën dyert përkohësisht, për shkak të pandemisë. Vogëlushët shqiptarë, si miliarda vërsnikët e tyre në të gjithë botën, nuk shkojnë në shkollë, por zhvillojnë mësime nga shtëpia; janë të përmbajtur të përqafohen me gjyshet e gjyshërit; kanë të kufizuara lojrat me shoqët e shokët e tyre; dhe i janë nështruar një disipline që nuk është e zakonshme për ta. Por kjo ndodhi në emër të mbrojtjes së jetës së tyre. Tashmë që pandemisë po i vjen fundi, fëmijët do t’u kthehen jetës normale, mësimeve, lojrave dhe gëzimeve të saj.

Në mbledhjen e Grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, para disa ditësh, porosita Qeverinë dhe deputetët të bëjnë kujdes që me fillimin e vitit të ri shkollor të marrin masa për të kompensuar të gjitha mangësitë e këtij semestri të vështirë, duke qenë të vetëdijshëm për mangësitë dhe pamjaftueshmërinë praktike të mësimit virtual; të sigurojnë mbështetje funksionale e produktive për fëmijët e familjeve të varfëra dhe me nevoja të veçanta; të marrin masa që shërbimet sociale për fëmijët dhe nënat të shtrihen në të gjitha bashkitë dhe në të gjithë territorin, sidomos në fshat; të përfundojnë reformën e deinstitucionalizimit të fëmijëve. Ne, shtetarët, qeveritarët dhe politikanët duhet të bëhemi të vetëdijshëm që të tresim mëritë dhe konfliktet tona, në emër të së ardhmes dhe buzëqeshjes së fëmijëve tanë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

 

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit.

“Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të shëndetshëm, të sigurtë, pa dhunë, pa diskriminim, me mirëqenie sociale dhe të mirë-arsimuar. Ne, të rriturit dhe institucionet shtetërore, kemi detyrimin të sigurojmë këto të drejta për të vegjlit tanë”, shkruan ajo ndërsa përmend edhe disa prej politikave të ndërmarra nëpër shkollat tona në funksion të gjithëpërfshirjes:

“Në shkollë, mësuesi ndihmës ndihmon nxënësit me AK të arrijnë potencialin e tyre maksimal akademik. Politika e librave falas ndihmon në përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim. Rregulloret e ndryshuara të shkollave mbrojnë fëmijët nga diskriminimi dhe dhuna në shkollë”.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini thekson se “gjashtë muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira, jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë ne. Tërmeti mori jetë njerëzish, shtëpi dhe shkolla, ndërsa pandemia që pasoi na detyroi të mbyllim shkollat plotësisht” dhe shprehet se “pëkundër vështirësive, fëmijët treguan qëndrueshmëri dhe fleksibilitet. Bashkëpunuan me prindërit dhe mësuesit, duke kuptuar rëndësinë e shkollimit të tyre dhe punuan nga shtëpia që të mos mbesin prapa me mësime”.

Në fund të mesazhit të saj, Znj. Shahini nënvizon se “Sfida e 6 muajve të fundit na ka mësuar shumë se si të përballojmë së bashku edhe veshtirësitë më të mëdha. Kemi arritur shumë, por kemi edhe shumë punë për të bërë. Le të shërbejë kjo festë si zotim për të mos rreshtur së bëri më të mirën për juve, gjithmonë. Gëzuar 1 Qershorin!”

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara