Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Maqedonia e Veriut po shënon 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, në një ceremoni që u mbajt në një kazermë të Shkupit, tre aeroplanë ushtarakë të Aleancës fluturuan mbi kryeqytetin e vendit, ndërsa pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut shfaqën pjesë të stërvitjeve para krerëve të institucioneve më të larta shtetërore e diplomatëve të huaj.

 

Në ceremoni mori pjesë edhe Admirali Robert Burk, i Komandës së forcave të bashkuara në Napoli (të Italisë). Admirali Burk theksoi vendosmërinë dhe guximin si të autoriteteve edhe të ushtrisë, teksa tha se vendi po jep një kontribut të shkëlyer për Aleancën e NATO-s.

 

Ndërkohë, Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker në një video-mesazh, me këtë rast, nënvizon kontributin e Maqedonisë së Veriut edhe para anëtarësimit në NATO.

 

“Ju mirëpritët aleatët dhe partnerët e NATO-s për t’u trajnuar në tokën tuaj; Dërguat ushtarë për të mbështetur operacionet e NATO-s që nga viti 2002 dhe po përmbushni përkushtimin lidhur me shpenzimet në fushën e mbrojtjes”, thekson zyrtari i lartë amerikan. “Tani që Maqedonia e Veriut e ka vendin në tryezën si anëtare e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë – presim që ta përdorni atë për të mirën e të gjithë aleatëve”, shton më tej zoti Reeker. Ai thekson mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për synimet e vendit ballkanik drejt integrimit në Bashkimin Evropian. VOA

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara