Wednesday 29 November 2023
Wednesday 29 November 2023

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë së bashku me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup çelën ekspozitën me titull “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore”.

Ekspozita  fillimisht u hap sot në Shkup në ambientet e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, me pjesëmarrjen e zv. kryeministrit të parë shqiptar në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Artan Grubi, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave z. Ardit Bido, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup z. Skënder Asani, përfaqesuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, ndërsa nga ora 15:00 u hap në ambientet e galerisë së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë ku fjalë rasti veç të sipër përmendurve mbajtën edhe Gazmend Boletini përfaqësues i familjes së trungut të Isa Boletinit, si dhe Eqerem Zenelaj profesor i historisë.

Ekspozita flet mbi veprimtarinë e patriotit Hasan Prishtina me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si Kryeministër i Shqipërisë.

Kjo ekspozitë përmban materiale që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe që flasin mbi veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën parashtetërore, ndihma në organizimin e kryengritjeve antiosmane në territoret e Vilajetit të Kosovës dhe mbi mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip.

Pjesë e ekspozitës janë poashtu edhe letërkëmbimet e Hasan Prishtinës me personalitete të kohës mbi rëndësinë e çështjes shqiptare në prag të shpalljes së pavarësisë, mbi masakrat që bëheshin në popullsinë civile, prezantimi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes, veprimtaria shtetërore e Hasan Prishtinës pas Kongresit të Lushnjës si dhe paraqitja e Qeverisë së Hasan Prishtinës dhe disa akte të dala nga kjo qeveri.

Gjithashtu ekspozita përmban një pjesë të jetës që ka shkruar një studiues gjerman për Hasan Prishtinën dhe vendimet e gjykatave apo institucioneve të tjera për ndalimin e futjes së tij në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe dënimin e tij.

Secila stendë me temat e saj specifike përmban edhe foto personale të Hasan Prishtinës të cilat ruhen në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror.

Ekspozita do të vazhdojë rrugëtimin e saj duke u shpalosur nesër në Tiranë.

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara