Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, publikoi të mërkurën një mesazh me rastin e 100-vjetorit të çeljes së Parlamentit.

 

Duke rikujtuar se Kuvendi është çelur më 23 Prill 1920 si një rezultat i vullnetit dhe bindjes për të përcaktuar ardhmërinë e kombit turk, Sentop theksoi se këtë vit Parlamenti, i cili ndezi pishtarin e pavarësisë dhe lirisë kundër armiqve pushtues dhe okupatorë, shënon 100-vjetorin e themelimit.

 

 

 

“Ne e kemi festuar çeljen e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë me një entuziazëm dhe ngazëllim të madh në hapësira e sheshe deri më sot. Por këtë vit, në kuadër të masave shëndetësore që kemi ndërmarrë kundër epidemisë COVID-19, ne do ta shënojmë Festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve në shtëpitë tona. Me lejen e Allahut, ne do t’i vazhdojmë festimet tona me më shumë entuziazëm dhe ngazëllim që nga viti i ardhshëm. Ne do të shprehim besimin dhe vullnetin e kombit turk për të jetuar i lirë dhe i pavarur deri në amshim.

 

Unë pres që të gjithë qytetarët tanë të marrin pjesë në festimet shtëpiake me një hare të madhe. Prandaj i ftoj të gjithë të këndojnë himnin tonë kombëtar të enjten e 23 Prillit, në orën 21:00 (sipas kohës lokale), nga ballkonet dhe dritaret e tyre. Le të tregojmë dashurinë tonë për lirinë dhe pavarësinë duke kënduar himnin tonë kombëtar me kushtrimin më të fortë.

 

Me rastin e 100-vjetorit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, unë u uroj të gjithë qytetarëve tanë gëzuar Festën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve; si dhe kujtoj me respekt, mirënjohje e falënderim themeluesit e mëdhenj të Kuvendit tonë – të cilët na dhuruan atdheun tonë parajsë, sidomos Mustafa Kemal Ataturkun – të cilit i detyrohemi lirinë dhe pavarësinë tonë, por edhe të gjithë dëshmorët, veteranët dhe të parët tanë të ndjerë për kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e këtyre ditëve”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentarit Sentop. TRT shqip

 

22 prill 2020

 

 

https://www.facebook.com/trt.shqip/videos/180036233041149/

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara