Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Një shqiptare 101-vjeçare kaloi pa probleme koronavirusin në Itali. Pas infektimit të familjarëve të saj në Udine, edhe e moshuara Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive, më 31 dhjetor të vitit 2020. Pavarsisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë tregon për A2 se e kaloi lehtë Covidin dhe pas dy javësh rezultoi negative.

 

“E kalova pa problem Covidin, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo.

 

Ashtu si  misteri i këtij virusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Covidin në shtëpi dhe vetëm me paracetamol.

 

Familjarët e saj thonë se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.

 

“Edhe nëna u prek nga koronavirusi, por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”.

 

Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid-19. A2 CNN

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara