Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

 

Më datë 16 shkurt 2021, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV në mbledhjen e rregullt me në krye Reis Ulemanë e BFI-së Hfz. Shaqir ef. Fetain, shqyrtoi zhvillimet e fundit, gjegjësisht regjistrimin e të ashtuquajturës Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith dhe solli këto vendime:

 

  1. Me indinjatë të thellë reagojmë kundër Gjykatës Themelore Shkupi 2 – Shkup, e cila ka regjistruar këtë gjoja bashkësi fetare, vendim që mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska. Ky akt është i turpshëm dhe shumë i dëmshëm për unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe si i tillë është tentim për paralelizëm institucionit kushtetutar të Bashkësisë Fetare Islame;

 

  1. Aktin e gjykatëses Donçevska e llogarisim tendencioz dhe me këtë akt, ajo ka shkelur jo vetëm ligjin për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, por ka shkelur edhe praktikën juridike që për çdo themelim të bashkësive fetare mendim duhet të japin 5 bashkësitë kushtetutare të MV. Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive fetare që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime e mësime dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare;

 

  1. Bashkësia Fetare Islame prej momentit të parë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke e gjykuar ashpër këtë vendim njoftoi të gjitha instancat shtetërore duke filluar nga Presidenti i Shtetit, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri si dhe faktorin ndërkombëtar në vend;

 

  1. Apelojmë te të gjithë besimtarët tanë në RMV dhe bashkatdhetarët tanë në Evropë e gjetiu, mos të bien në grackën dhe kthetrat e bashkësisë së themeluar nga Donçevska dhe me bindje të paluhatshme u tregojmë se kjo bashkësi është pjellë e strukturave dashakeqe në vend për ta dëmtuar thellë unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësinë Fetare Islame në veçanti.

 

  1. Bashkësia Fetare Islame njofton të gjithë se ky akt është i dëmshëm për shoqërinë tonë, prandaj në mënyre kategorike dhe pa kompromis do të vazhdojë të mbrojë unitetin dhe dinjitetin e besimtarëve të vendit.

 

 

Maqedonia vlon nga Bashkësitë fetare të ndryshme nga BFI

 

Pas reagimit të djeshëm të BFI-së për regjistrimin e Bashkësisë Islame Selefiste, në Komisionin për mardhënie mes komuniteteve fetare figurojnë edhe disa bashkësi tjera religjioze.

 

Një hulmutim që ka bërë in7 tv, në evidencën e grupeve të bashkësive religjioze në faqen e Komisionit për marëdhënie mes komuniteteve fetare dhe grupeve religjioze pos Bashkësisë Islame Selefiste DAR EL HADITH me seli në Shkup, figurojnë edhe 3 grupe tjera religjioze të regjistruara.

 

Bëhet fjalë për bashkësinë EHLI SUNNET VEL XHEMAT (XHAMIA TRIZLLA) e regjistruar në qytetin e Prilepit. GRUPI RELIGJIOZ I TARIKATIT SUFI ME SELI NË TEQE e regjistruar në Shkup. BASHKËSIA E EHLI SUNETIT E XHEMATIT-KUMANOVË e regjistruar në Kumanovë dhe GRUPI RELIGJIOZ KADERI BEDEVI ZAKIRIJE – KUMANOVË bashkësi e cila gjithashtu është e regjistruar në Kumanovë.

 

Listën e plotë të bashkësive fetare, grupeve fetare dhe objekteve fetare të regjistruara në Maqedoninë e Veriut mund ta shikoni duke klikuar KËTU!

 

Themeloi Bashkësi Selefiste në Maqedoni, ja çfarë thotë drejtuesi i saj

 

Xhemal Jakupi, themues i Bashkësisë Islame Selefije “Dar el-Hadith” në një prononcim për Klan Macedonia thekson se regjistrimi i kësaj bashkësie nga ana e tyre është bërë në mënyrë që të mund të ushtrojnë siç thotë ai aktivitetin e tyre fetar në mënyrë legale.

 

Jakupi pranon bashkësia që ka themeluar ai është paralele me institucionin që përfaqëson islamin në Maqedoni, Bashkësinë fetare islame të Maqedonisë.

 

https://www.facebook.com/105872651284002/videos/376268230470012

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara