Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Autoritetet kineze të Shëndetësisë njoftuan se të dielën vendi regjistroi 16 raste të reja me koronavirusin e tipit të ri dhe 14 viktima, të cilat ishin në provincën Hubei.

 

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë janë raportuar 41 raste të reja të dyshuara. Po të dielën, dolën nga spitali 838 të shëruar.

 

Deri në fund të ditës së diel, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në pjesën kontinentale të Kinës arriti në 80 860, përfshirë 9898 pacientë që ndodhen në trajtim e sipër. Gjithashtu, 67 749 pacientë kanë dalë nga spitalet pas shërimit, ndërkohë që humbën jetën 3221 vetë nga sëmundja.

 

Po të dielën u raportuan 12 raste të importuara në pjesën kontinentale të Kinës, mes tyre katër u raportuan në Pekin, katër në provincën Guangdong, dy në Shangai, një në provincën Yunnan dhe një në provincën Gansu.

 

Deri në fund të ditës së diel, 148 raste të konfirmuara përfshirë katër vdekje u raportuan në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, 10 raste të konfirmuara në Rajonin e Macao-s dhe 59 raste në Rajonin e Tajvanit, duke përfshirë një vdekje. (Xinhua) Radio e Jashtme e Kinës

 

 

16 mars 2020

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara