Klima e shkëlqyer, luginat e bukura, biodiveristeti i pasur në habitate malore të mbuluar me pyje të dendur, kanione gjigante dhe një tradite kulinare fantastike e bëjnë këtë Park një zgjedhje ideale për t’u eksploruar.
Peisazhi i larmishëm pyjor (një përzierje e bredhit të Maqedonisë, tisit, pishës së zezë, bungës, qarrit, maresë e mëllagjerit) ofrojnë strehë për shumë lloje kafshësh si: arriu i murmë, ujku, kaprolli , lepuri e derri i egër.
Shtëpia e rengersave në qendër të Parkut është pika nga mund të filloni të eksploroni shtigjet e ndryshme në brendësi të tij. Midis mundësive të shumta është dhe qëndrimi në “Ujrat Termale të Bënjës” MN, kanionet e Kamenckës e Borockës., MN, Kanioni i lumit Langaricë.
Peisazhi dëshmon kulturën e hershme dhe të pasur të zonës ku përfshin një sërë monumentesh kulturore dhe historike si kisha e Shën Marisë në fshatin Ogdunan e të Kosinës, Teqeja e Ali – Postivanit, dhe Frashërit, Ura mesjetare e Katiut (që lidhte dangëllinë me labërinë) dhe fshatin Frashër, vendlindja e patriotëve dhe poetëve të njohur , Vëllezërve Frashëri.
Teqeja e Ali Postivanit
Kisha e Shën Marisë së Kosinës
Teqeja e Frashërit
Shtëpia Muze e Vëllezërve Frashëri
Zogjtë shtegëtarë bllokojnë rrugë Fier – Gjirokastër
Harta e re sizmike, rritet shkalla e rrezikut, shërben për të ndërtuar në zona të sigurta
Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri
Ulqin, rrezikohet zhdukja e ishullit turistik në Bunë
Glasgou, marrëveshja për klimën/ Një fitore e brishtë
Asnjë e dhënë në 3 vitet e fundit nga bashkia Tiranë për ndotjen e ajrit
Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]
Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]
Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së. Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]