Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Sot mbushen 22 vite kur NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në Kosovë.

Në 24 mars të vitit 1999, NATO filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i këtyre bombardimeve, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë.

Në 12 Qershor të vitit 1999 trupat e NATO-s u futen në territorin e çliruar të Kosovës.

Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 Shkurt 2008. Sot, Republika e Kosovës është njohur nga mbi 100 vende të botës dhe ajo aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s,

 

 

​KURTI NË PREKAZ: DREJTËSIA PËR KRIMET E SERBISË NUK ËSHTË VËNË NË VEND

 

 

Në ditën e parë të punës si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

 

Pas homazheve, Kurti u shpreh se bashkë me ministrat bënë homazhe tek vendi i flijimit e bashkimit.

 

Kryeministri Kurti para mediave tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, e që rënia heroike e tyre ngriti në këmbë popullin shqiptar dhe i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare.

 

Kurti tha se gjaku i të rënëve nuk humbet kurrë dhe se në Prekaz shkojnë për të kuptuar nga vijnë dhe për të ditur edhe më mirë se nga të shkojnë.

 

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës të hënë mbrëma pasi që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe sot në ditën e parë të punës me zëvendëskryeministrat, ministrat erdhëm herët në mëngjes në Prekaz në këtë vend të flijimit e bashkimit ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare e cila me 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviçit”, tha ai.

 

Nuk është vënë në vend drejtësia për krimet e kryera nga Serbia, kështu tha Kurti derisa theksoi se gjaku e emri i tyre nuk harrohet kurrë.

 

“Ne i kujtojmë me shumë dhimbje e mall, Shaban, Hamëz e Adem Jasharin dhe gjithë 59 anëtarët e kësaj familje gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikurse edhe për shumë dëshmorë e martirë të tjerë ane mbanë Kosovës. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthemi e rikthehemi këtu në Prekaz për ta kuptuar se nga vijmë dhe për ta ditur më mirë se kah duhet të shkojmë. Lavdi Jasharave dhe gjithë dëshmorëve e martirëve”, u shpreh Kurti.

 

 

KONJUFCA: NATO SHPËTOI SHQIPTARËT E KOSOVËS NGA SHFAROSJA

 

 

U.d. Presidenti Glauk Konjufca, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

 

Ai ka përgëzuar u.d. Presidentin Konjufca për suksesin në zgjedhje, duke ofruar vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë për sigurimin e një ambienti të paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Ndërkaq Konjufca, ka përmendur 24 marsin e vitit 1999, kur ndërhyrja e forcave të NATO-s, shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë.

 

Në 22 vjetorin e bombardimeve ndaj caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, u.d. Presidenti Konjufca ka falënderuar komandantin Federici për kontributin e shtetit italian, forcave të NATO-s, por edhe ato të KFOR-it, të cilat ndihmuan për lirinë e Kosovës dhe po ndihmojnë edhe më tej në aspektin e sigurisë.

 

“Në qershor të vitit 1999 ka ndodhur rikthimi i 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga regjimi serb. Ne kemi rilindur”, ka theksuar Konjufca, duke iu referuar kontributit të Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës.

 

Më pas, u.d. Presidenti Konjufca ka bërë homazh dhe ka vendosur kurorë te monumenti i pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara