Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Më 5 tetor 1732, në Kozencë të Kalabrisë, me kujdesin dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të Papës Klementi XII, u themelua Kolegji i Shën Benediktit Ulanos, që më vonë u transferua në Shën Mitër Korone dhe u quajt Kolegji i Shën Adrianit.

 

Kjo datë është me rëndësi të veçantë në historinë e shqiptarëve e në mënyrë të veçantë të arbëreshëve.

 

Kolegji i Shën Benediktit u hap në një manastir të vjetër bazilian, nën drejtimin e Shën Nilit të Rosanos. Kishte për qëllim të përgatiste klerin shqiptar të ritit lindor bizantin, që do të shërbente në Kishat arbëreshe e mundësisht edhe në Shqipëri, por jo më pak edhe laikët.

 

Dimë se priftërinjtë dhe rregulltarët e përgatitur në këtë kolegj, do të kapërcenin Adriatikun, për të themeluar manastiret dhe shkollat e tyre në bregun tjetër, e pikërisht në Himarë e rrethina, siç kujton, në këndvështrimin e vet, Petro Marko në librin e tij postum “Intervistë me vetveten”.

 

Ndërkaq më 1734 në Palermo të Sicilisë, atë Guzetta do të hapte një tjetër kolegj me të njëjtin qëllim, që gjithashtu i dhuroi fytyra të ndritura kulturës shqiptare.

 

Në prag të Rilindjes Kombëtare kolegji do të bëhej vatra më e nxehtë e ndjenjave të flakta të atdhedashurisë e të dëshirës për t’u çliruar nga pushtuesi.

 

Këtu De Rada më 1899 do të rifillonte të jepte mësimin e gjuhës shqipe, këtu do të edukoheshin disa nga yjet më të ndritura të plejadës që do të dukej në horizontin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e jo më pak të asaj italiane. Po kujtojmë vetëm emrat e De Radës, Anton Santorit, Mikel Markianoit, Luigj Gurakuqit, Kolë Kamsit, Kostaq Cipos.

Më shumë

​Papa me shtet që nga viti 1929

Qyteti i Vatikanit më 7 qershor të vitit 1929, bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës.   Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh.   Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i […]

Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, pret ambasadorin Gendler: Izraeli mund ta ndihmojë Shqipërinë me vaksina kundër Covid!

Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler.   Pasi e falenderoi për vizitën e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar […]

Berlin: Tri fe, një shtëpi e përbashkët – Fillimi i punimeve po afron

“The House of One” e hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve në Berlin do të konkretizohet në fillim të vitit 2021 pas shumë përgatitjeve. Sfida për përfaqësuesit janë sulmet e fundit të përgjakshme të myslimanëve. Ekskavatorët do të nisin së shpejti punën. Prej më shumë se dhjetë vitesh në Berlin planifikohet, diskutohet dhe reklamohet ideja […]

Papa Françesku: Akte terrori, për të komprometuar vëllazërimin ndërmjet feve!

Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja!   “Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara