Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Këtë vit mbushen 30 vite nga masakra e 2 prillit 1991ku mbetën të vrarë katër qytetarë shkodran. Pavarësisht pandemisë një prej organizatorëve të 2 prillit, Harris Murana i cili mbeti edhe i plagosur rëndë i kujton qytetarëve të Shkodrës që të mos e harrojnë 2 prillin, aq më tepër në këtë vit jubilee të 30-vjetorit.

 

Murana thotë se qytetarët ftohen të marrin pjesë në aktivitetin e 30 vjetorit në përkujtim të masakrës së 2 prillit por duke respektuar rregullat anti-COVID.

 

Në 2 prill të 1991 mbetën të vrarë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka të cilët bashkë me shumë të rinj shkodran dolën në rrugët e qytetit duke kërkuar ndryshimin e madh politik.

 

 

Përveç katër të vrarëve, dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Aktivitetet tek sheshi 2 prilli do të nisin në orën 10:30.

 

Atë ditë në shesh me mijëra që tjerëve, ishte edhe fotografi i mirënjohur shkodran Angjelin Nenshati, i cili nuk jeton. Me shkrepjet e tij ai ka lënë një dokument shumë të rëndësishëm, të rrallë për atë ditë. Në fakt fotot janë zbuluar për herë të parë para rreth 5 viteve. Megjithatë, sa herë ripublikohen, ngjallin të njëjtin emocion….

 

Familjari heq kurorat me lule të Jozefina Topallit nga monumenti i 2 Prillit në Shkodër:

 

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli vendosi sot kurora me lule në memorialin e katër dëshmorëve të demokracisë në Shkodër, me rastin e 30-vjetorit  të pushkatimit të tyre nga regjimi komunist.

 

Mirpo, pas nderimit të bërë nga Topalli ka ndodhur një e papritur. Ahmet Kryeziu, xhaxhai i Adela Kryeziut ka hequr kurorat me lule të vendosura  nga Lëvizja për Ndryshim tek monumenti i 2 Prillit. Adela Kryeziu kandidonte e dyta në listë në partinë e Topallit në qarkun Shkodër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara