Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

09 Nëntori 2020 shënon 31-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

 

Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë. Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përforcua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni dhe 302 kulla vëzhgimi.

 

Muri i Berlinit u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve drejt perëndimit, duke u kthyer në simbolin e mungesës së lirisë, si dhe ndarjes politike të bllokut lindor me atë perëndimor. Megjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen. 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.

 

5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor.

 

Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisje nga Gjermania Lindore.

 

11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit Gjermania u ribashkua.

 

Një copë nga Muri i Berlinit është vendosur edhe në Tiranë në kujtim të asaj dite.

 

 

Copa e murit të Berlinit, e rëndë 2.6 tonë është një dhuratë e qytetit të Berlinit për qytetarët e Shqipërisë, e cila u soll në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED.

 

Por jo vetëm tre elementët që përbëjnë këtë memorial mbartin historinë, por edhe vendndodhja e tij, pasi ai është në hyrje të zonës së ish-Bllokut.

 

Ndërtimi i këtij memoriali të munguar është mundësuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me artistët Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi.

 

Sipas autorëve të këtij memoriali, kjo është një vepër e përbërë nga objekte që personifikojnë atë regjim dhe qytetarët kanë për detyrim që të mos e harrojnë, pasi duhet të kujtojmë nga vijmë, në mënyrë që të jemi të matur për hapat që hedhim aty ku do shkojmë. Duke u përbërë nga këto elemente të veçanta të cilat mbartin gjurmët e kohës së diktaturës, ky memorial pritet që të kthehet në një prej destinacioneve për t’u vizituar në kryeqytet.

 

Ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper në përurimin e vendosjes së pjesës së murit në Tiranë deklaroi asaj kohe se: “24 vjet më parë ra muri që ndante Gjermaninë, mori fund diktatura. Republika Demokratike u bashkua me pjesën Federale. Jo shumë larg prej këtu në 20 shkurt në Shqipëri u rrëzua busti i diktatorit Hoxha dhe pak më vonë u zhvilluan zgjedhjet demokratike. Gjatë luftës së ftohtë pjesa më e madhe e Gjermanisë përndiqte kritikët, ashtu si edhe në Shqipëri. Është pjesë e karakterit të njeriut të ndryshojë dhe të harrojë ngjarje të tilla. Procesi i menaxhimit të së kaluarës është i mundimshëm dhe ka rëndësi të shikohet se si gjermantët dhe shqiptarët kërkojnë dialogun përballen me të shkuarën dhe kërkojnë që ajo të mos kthehet.

 

Ajo tha më tej se, “Këtu është fjala për një monument gjermano-shqiptar kundër regjimit totalitar”.“Ne dëshirojmë të mbetemi faktorë të ndryshimit në Shqipëri për një të ardhme të përbashkët europine”, shtoi ambasadorja.

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara