Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Mё 21 shtator 2014 Papa Françesku zgjodhi udhën e Shqipërisë për të vizituar kontinentin e Vjetër – Evropën. E, në Tiranё. Ati i Shenjtë Bergoglio kujtoi se “forca e besimit nё Zotin dhe e çdo komuniteti fetar është dashuria e Hyjit” qё fiton mbi çdo kundërshti e tё keqe. “Memoria e martirëve, që qëndruan besnikërisht në fenё e tyre në Zotin, gjatë diktaturës komuniste, është garanci për të ardhmen e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre është farë që sjell frytet e paqes e të bashkëpunimit vëllazëror”.

 

Ajo e Papës në Tirane ishte një vizitë e cila në radhë të parë solli mesazhe të jashtëzakonshme, mesazhe vlerësimi pa dyshim, por mbi të gjitha shprese dhe besimi. Besimi tek Zoti, besimi tek e mira, besimi tek njëri tjetri, dhe mbi të gjithë, e solli popullin shqiptar me ato virtyte dhe parime, që i ka trashëguar brez pas brezi, në vëmendje të mbarë botës.

 

Vizita e 21 shtatorit 214 nё Tiranё, ishte një përqafim atëror i Papёs Françesku me mbarë popullin shqiptare, duke u nisur nga mё tё varfrit, tё mёnjanuarit, tё persekutuarit, pёr tё vazhduar me popullin e Zotit dhe tё gjithё qytetarët e Shqipërisë, pa dallim, e deri te udhëheqësit e komuniteteve fetare, autoritetet me të larta të vendit, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, te kryeministri, kryetari i bashkisë së Tiranës e të tjerë.

 

Me 21 shtator të vitit 2014, në Tiranë, Ati i Shenjtë Françesku u takua me mbarë popullin shqiptar, të cilin e përshëndeti përzemërsisht duke i lënë, atë ditë të paharrueshme, edhe disa porosi, që ende sot janë aktuale për realitetin shoqëror të vendit të shqiponjave.

 

Përshtypja mё e ndjerё, qё la pas Papa Françesku, nё pёrfundim tё vizitёs sё tij tё 21 shtatorit 2014 nё kryeqytetin e Shqipёrisё, Tiranё, qe ajo e njё miku tё vёrtetё, qё u prit dhe u trajtua kudo si tё ishte “shqiptar mes shqiptarёsh”. Papa e bekoi Shqipёrinё dhe shqiptarёt: fjalёt bekim e respekt qenё mё tё lakuarat nё tё gjitha komentet, nё tё gjitha pёrshtypjet, nga eksponentë tё Kishёs Katolike, tё komuniteteve tё feve tjera tё vendit, nga politikanё, gazetarё, nga televizione e radio, tё cilat i kushtuan faqet e para tё emisioneve tё tyre Atit tё Shenjtё. Kёto dy fjalё pёrkufizojnё mё sё miri mёnyrёn si e pritёn shqiptarёt shtegtimin e parё apostolik nё Evropё tё Papёs Françesku, i cili shkoi tё pёrforconte nё fe besimtarёt katolikё, por edhe tё bekonte gjithё popullin shqiptar.

 

 

 

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara