Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Bllokada e Leningradit ishte më e përgjakshmja në historinë e njerëzimit: më shumë se 640 mijë njerëz vdiqën nga uria dhe bombardimet e vazhdueshme. Sipas disa burimeve, numri i viktimave arriti në 1 milion njerëz.

Një nga simbolet më rrëqethëse të rrethimit të Leningradit, po edhe të të gjithë Luftës së Dytë Botërore, është Ditari i Tanja Saviçeva-s (1930-1944), një vajzë e cila banonte në këtë qytet bashkë me familjen e saj dhe përjetoi vuajtje dhe tmerre të papërshkrueshme të luftës në Leningradin totalisht të izoluar. Tanja vdiq nga semundjet e shumta disa muaj pas evakuimit të saj, në moshën 14-vjeçare.

Më poshtë është Ditari i Tanjës:

Fq. 1:
28 dhjetor 1941. Zhenja* vdiq në orën 12.
Fq. 2:
Gjyshja vdiq më 25 janar 1942, në orën 3 të drekës.
Fq. 3:
Loka** vdiq më 17 mars, në orën 5 të mëngjesit.
Fq. 4:
Xhaxha Vasja vdiq më 13 prill, në orën 2 të natës.
Fq. 5:
Xhaxha Losha vdiq më 10 maj, në orën 4 pasdite.
Fq. 6:
Mamaja vdiq më 13 maj 1942, në 7:30 të mëngjesit.
Fq. 7:
Familja Saviçev ka vdekur.
Fq. 8:
Të gjithë kanë vdekur.
Fq. 9:
Vetëm Tanja ka mbetur.

* motra e Tanjës
** vëllai i Tanjës

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara