Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e Maqedonisë së Veriut, njoftojn se numri i nxënësve që ndjekin mësimin online është rritur për 10 për qind.

 

“Për më pak se një javë rreth 80 për qind e nxënësve në shkolla të mesme dhe fillore suksesshëm u kyçën në mësim online, ndërsa kjo përqindje që nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet. Nxënësit dhe profesorët tjerë nga shkollat fillore dhe të mesme kanë paraqitur se kanë vështirësi në kyçje në mësimin online, ndërsa arsyeja më e shpeshtë që e përmendin është interneti i keq dhe mospasja e pajisjeve”, thuhet në njoftimin e MASH, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Nga kjo ministri theksojnë se janë në koordinim me me kryetarët e komunave, vetëqeverisjet lokale dhe drejtorët e shkollave dhe se po punohet për tejkalimin e sfidave.

 

“Modeli i mësimit online u tregua funksional dhe i suksesshëm, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur se si po zhvillohet mësimi online. Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët bojkotojnë mësimit se çdo ditë e humbur në mësim është dëm i drejtpërdrejtë i fëmijëve. Të gjithë nxënësit duhet ta fillojnë vitin mësimor dhe procesi mësimor të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

MASH njofton se mbi 98% e nxënësve prej klasës 1-3 ndjekin mësimin me prani fizike në shkolla dhe të tjerët më pak se 2 për qind mësojnë nga largësia. Për nxënësit që nuk kanë pajisje për mësim online, dhe duhet të mësojnë nga larg, emitohen 15-minuta emisione në televizionin e Maqedonisë së Veriut.

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara