Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Greqia dhe minoriteti i saj në Shqipëri nderojnë sot Festën Kombëtare të ‘Jo’-së. 28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare.

 

Ushtarët grekë të rënë 80 vite më parë gjatë luftës italo-greke brenda territorit shqiptar janë përkujtuar sot me ceremoni homazhesh në varrezat e Këlcyrës dhe më pas të Bularatit.

 

E pranishme në ceremoni ishte ambasadorja greke si dhe zv/ministri i jashtëm grek Kostas Vllasis, autoritete të PBDNJ, OMONIA-s dhe komisionit shqiptaro-grek të kërkimit të eshtrave.

 

Vllasis iu drejtuar popullsisë së minoritetet grek në Shqipëri për të siguruar mbështetjen e Athinës.

 

“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm. Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë.”

 

Dule edhe një herë ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së Kostandino Kacifas, çka sipas tij nuk ka ndodhur në 2 vjet.

 

Në Këlcyrë dhe Bularat prehen rreth 1500 ushtarë grekë shumica pa emër.

 

Simboli i datës 28 tetor

Ndryshe nga vendet e tjera që festojnë dhe kanë vendosur si ditë pushimi ditët e përfundimit të dy luftërave botërore, Greqia ka vendosur si festë kombëtare futjen në Luftën e Dytë Botërore, d.m.th. fillimin e luftës greko-italiane. Në Greqi, të gjithë përvjetorët e mëdhenj kombëtarë janë të lidhur me fillimin dhe jo me përfundimin e një lufte, d.m.th. me pjekurinë e kombit për revoltë kundër skllavërisë (25 Mars) ose fashizmit (28 Tetor).

 

Në orët e para të mëngjesit së 28 tetorit të vitit 1940 qeveria e atëhershme italiane i dërgoi një ultimatum Greqisë, nëpërmjet ambasadorit italian në Athinë, Emanuele Grazzi, i cili ia dorëzoi personalisht kryeministrit grek, Ioanis Metaksas, në shtëpinë e tij, me të cilën kërkonte kalimin e lirë të trupave italiane nga kufiri greko-shqiptar, në mënyrë që në vazhdim të pushtojë disa pika strategjike të Mbretërisë së Greqisë (porte, aeroporte, etj.), për nevojat e furnizimit dhe për lehtësira të tjera, për avancimin në Afrikë. Pas leximit të tekstit, kryeministri grek ktheu shikimin e tij tek ambasadori italian dhe u përgjigj në gjuhën franceze (gjuha zyrtare diplomatike) me frazën historike: “Alors, c’est la guerre”, (Pra, kjo do të thotë luftë), duke treguar kështu pozicionin negativ mbi kërkesat përbuzëse italiane.

 

Vetë Grazzi në kujtimet e tij, që u botuan në vitin 1945, përshkruan këtë skenë: “Kam urdhër z.Kryeministër t’ju bëj një njoftim”, dhe i dhashë letrën. Unë pashë emocion në duart dhe në sytë e tij. Me një zë të qëndrueshëm dhe duke më parë në sy, Metaksas më tha: Kjo do të thotë luftë. Iu përgjigja se kjo mund të shmanget. M’u përgjigj OXI! (JO!). U largova duke u përkulur me respektin më të thellë, para këtij plaku, i cili preferoi sakrificën, në vend të skllavërisë”.

 

Dy orë pas ngjarjes së mësipërme, filloi lufta greko-italiane me futjen e trupave pushtuese italiane, kështu, Greqia për t’u mbrojtur u përfshi në luftë.

 

 

 

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara