Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare.

Banka Kombëtare e Shqipnis u krijua në bazë të Konventës që u lidh më 15 mars 1925.

Bazat e marrëveshjes midis qeverisë shqiptare dhe një grupi financiar italian u nënshkruan më 11 mars 1925, ndërmjet Mufid Libohovës, ministër i Financave, njëkohësisht zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili përfaqësonte shtetin shqiptar, nga njëra anë, dhe Grand Ufficciale Mario Albertit, nga ana tjetër, si përfaqësues i grupit financiar i rekomanduar nga qeveria italiane.

Por konventa mori fuqi ligjore më 15 mars 1925, kur u nënshkrua nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Ahmet Zogu. Vlen të përmendet se Mario Alberti ishte personalitet i rëndësishëm i sferës financiare të Italisë. Ai ishte President i Bankës Credito Italiano dhe Ministër Shteti i Italisë, njëkohësisht përfaqësues i Romës në Komitetin Financiar të Lidhjes së Kombeve.

Me këtë marrëveshje grupi financiar italian merrte në koncesion krijimin e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri me emrin Banka Kombëtare e Shqypnis (BKSh).

15 mars 2020

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara