Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Sinjal i gabuar – shkrirja e postit të të ngarkuarit të posaçëm të BE-së për promovimin e besimit fetar

 

Përfaqësues të lartë të bashkësive fetare në Evropë e kritikuan vendimin e shkrirjes së postit të të ngarkuarit të posaçëm të BE-së për promovimin e besimit fetar.

 

 

Figura kryesore të bashkësive fetare të Evropës u shprehën me shqetësim për vendimin e Komisionit Evropian për të mos pasur më një të ngarkuar të posaçëm të BE-së për promovimin e fesë dhe besimit në botë. Në një intervistë për DW, presidenti i Konferencës së Rabinëve Evropianë, kryerabini i Moskës Pinchas Goldschmidt, e quajti këtë masë “sinjal të gabuar në një kohë, kur hebrenjtë dhe pakicat e tjera fetare po bëhen gjithnjë e më shumë, si në internet dhe në jetën e përditshme, pre e sulmeve ekstremiste dhe ushtrimi i lirë i fesë po minohet”.

 

DW Interview - Oberrabbiner Pinchas Goldschmidt (DW/O. Rolofs)Kryerabini i Moskës Pinchas Goldschmidt

 

Posti i të ngarkuarit të posaçëm u krijua nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në vitin 2016 në përgjigje të reagimeve të Parlamentit Evropian pas masakrave ndaj pakicave fetare në Irak dhe Siri nga grupi terrorist “Shteti Islamik”. Ky pozicion iu ngarkua aso kohe Jan Figel.

 

Irak Jan Figel EU-Sonderbeauftragter für Religionsfreiheit (Getty Images/AFP/H. Hamdani)Jan Figel dhe ajatollahu i madh sheik Bashir Gusein Naxhafi

 

Por në mes të qershorit të këtij viti, Komisioni, i cili tani drejtohet nga Ursula von der Leyen, njoftoi se ky pozicion do të shkrihet. Detyrat që më parë i ishin besuar të ngarkuarit të posaçëm do të merren përsipër nga nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas dhe përfaqësuesi special i BE-së për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, Eamon Gilmore.

 

Liria e besimit në rrezik

Edhe përfaqësues të tjerë të komuniteve të krishterë, hebrej dhe myslimanë në Evropë e kritikuan këtë vendim. Kryetari i Këshillit Qendror të Myslimanëve në Gjermani, Aiman ​​Mazyek, tha në një intervistë për DW se për shkak të përpjekjeve për të kufizuar lirinë e besimit fetar madje edhe brenda BE-së, është “tejet e rëndësishme që veçanërisht tani zëri i një të ngarkuari të tillë të mos heshtë”. Mazyk iu referua përpjekjeve të disa vendeve evropiane për të ndaluar mbajtjen e shamive dhe therjen e kafshëve sipas kodeve të veçanta fetare.

 

Përfaqësuesi më i lartë i besimit ortodoks në Gjermani, metropoliti Augustinos, theksoi gjithashtu për DW se sa i rëndësishëm është një pozicion i tillë në kohën e tanishme. Ai përmendi debatin për Hagia Sofian në Stamboll si shembull të një polemike, ku i ngarkuari i posaçëm i BE-së mund të bënte të qartë qëndrimin evropian.

 

Deutschlandbesuch des Ökumenischen Patriarchen Bartholomäos I (DW/S. Georgakopoulos)

Metropoliti Augustinos

 

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, synon t’u plotësojë dëshirat nacionalistëve turq dhe ta rikthejë në xhami monumentin e famshëm të UNESCO-s, Hagia Sofia, e cila para se të bëhej muze në vitin 1935, ka qenë kishë e krishterë dhe më pas xhami.

Edhe kardinali katolik Jean-Claude Hollerich, presidenti i Komisionit të Konferencës së Peshkopëve të Bashkimit Evropian (COMECE) e vlerësoi Jan Figelin për përfaqësimin e fuqishëm të përpjekjeve të BE-së për të luftuar në të gjithë botën për liri fetare për të gjithë.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara