Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario.

 

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës shqipe dhe librat e leximit jashtëshkollor edhe për tre klasa të tjera në Toronto, Ontario.

 

“Ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret,  librat e mësimit të gjuhës shqipe dhe librat e leximit jashtëshkollor edhe për tre klasa të tjera në Toronto, Ontario. Njëra prej klasave me mësuese znj. Elisabeta Laloshi dhe dy klasa të tjera, në dy adresa të ndryshme si në foto, me mësuese znj. Nikoleta Kostandini.

Me kënaqësi konstatojmë se vetëm përgjatë këtij viti shkollor, që prej shtatorit 2020 e në vijim, janë dhuruar librat për 13 klasa të gjuhës shqipe në Otava, Toronto (GTA), London, Hamilton e Kitchener, Provinca e Ontarios; Kalgari/Alberta; Regina/Saskatchewan dhe Winnipeg/Manitoba.

Suksese nxënësve të shqipes dhe mirënjohje për mësuesit, prindërit, vullnetarët, organizatat e diasporës dhe të gjithë ata që kontribuojnë për mbarëvajtjen e procesit të mësimit të gjuhës shqipe në Kanada!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara