Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

Në vijim të reformës së thellë që ka ndërmarrë Akademia dhe në  zbatim të Programit të veprimtarisë për vitin 2020, në një ndër pikat e programit, pikërisht në pikën a) theksohet “Përtëritja e anëtarësisë së Asamblesë së ASH-së me kandidatë të rinj nga radhët e kërkuesve  dhe studiusve më të suksesshëm brenda e jashtë vendit (pika 4/1 e ligjit).  Ndaj në këtë mbledhje të Asamblesë u shqyrtuan propozimet për avancimin e titullit për dy akademikë dhe propozimi për të pranuar si akademikë të jashtëm tre të tjerë.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi, në paraqitjen që u bëri kandidatëve që kishin kërkuar avancimin në titull dhe duke paraqitur propozimet për pranimin e tre kandidatëve si anëtarë të jashtëm, tha: “Siç është parashikuar dhe në rend të ditës, kjo mbledhje e Asamblesë është thirrur edhe për të votuar për kërkesën e dy anëtarëve të asociuar për avancim në titull dhe për propozimet për pranim të tre kandidatëve si anëtarë të jashtëm.

 

Meqenëse kandidatët i plotësojnë të gjitha kriteret ligjore e statuore të çertifikuara gjatë procesit nga Komisioni teknik dhe duke qenë se shqyrtimi i tyre ka ndjekur tërë procedurat e parashikuara në Statut, do të vijojmë më tej edhe me këtë pikë të rendit të ditës.

 

Tani kam detyrimin, kënaqësinë dhe nderin të paraqes para jush kandidaturat e tyre, si më poshtë:

 

1.Akademiku i asociuar Nestor Thereska kandidon për titullin akademik. Nestor Thereska ka fituar titullin Profesor më 1994 dhe është pranuar si anëtar i Asamblesë e ka marrë titullin akademik i asociuar, më 2008.  Profesor Thereska ka një aktivitet mbi 50 vjet  në fushën e mjekësisë, aktivitet të cilin e ka ushtruar në të gjitha shkallët: si mjek, si drejtues shërbimi klinik, si profesor, si shef katedre, si zëvendësrektor e Rektor i Universitetit të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ai ka një aktivitet të gjerë botues si pedagog e kërkues në fushën e nefrologjisë, eransplantit dhe dializës. Është formuar e specializuar në disa qendra të mirënjohura spitalore-universitare në Itali dhe Francë. Është nderuar me mirënjohjen Oficer i Palmës së Artë Akademike nga Qeveria Franceze.

 

Referuar kërkesave të parashtruara në Statut, për arritjet e kandidatit pas anëtarësimit si akademik i asociuar,  rezulton se Nestor Thereska, gjatë 12 vjetëve që kanë vijuar, ka një volum bindës botimesh në masë, cilësi e indeksim ndërkombëtar, mbi çka kërkohet në Statut. Cilësinë e rankimin e botimeve të tij e kanë konfirmuar si komisioni i mjekësisë ashtu edhe Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike. Si anëtar i Asamblesë ai ka treguar një shkallë më të lartë kontributi shkencor e profesional, në veprimtari universitare dhe akademike, me drejtim shkencor dhe botime në revista të indeksuara jashtë vendit. Përmbushja e kritereve shkencore prej kandidatit prej pranimit si akademik i asociuar është certifikuar me votim të hapur në komision dhe me votim të fshehtë në seksionin përkatës. Për të gjitha këto arsye, kandidati i plotëson kushtet për të kërkuar votën e kësaj Asambleje për marrjen e titullit akademik.

 

Akademiku i asociuar Shaban Sinani kandidon për titullin akademik, ka mbrojtur doktoratën në antropologji të miteve në vititn 1998, ka fituar titullin profesor në të njëjtën fushë më 2003 dhe është pranuar anëtar i kësaj Asambleje duke fituar titullin akademik i asociuar më 2017.

 

Prof. Sinani ka aktivitet të gjerë shkencor në fushën e antropologjisë së etnosit, antropologjisë së identitetit, antropologjisë së besimeve dhe në atë të antropologjisë etnojuridike.  Është autor i mbi 40 veprave monografike të botuar në këto fusha dhe në antropokulturë e studime letrare. Ka dy monografi të botuara në gjuhë të huaj dhe një në proces. Për studimet e tij është nderuar me tituj nderi e shkencorë në Kosovë, në shtetin e Izraelit dhe në Kinë. Prej kohës së pranimit në Asamble i është dhënë titulli doktor honoris causa nga dy senate universitarë.

 

Pas pranimit si anëtar i Asamblesë, aktiviteti i tij ka qenë në rritje, si në botime ashtu dhe në udhëheqje, konferenca, cikël leksionesh. Gjatë kësaj periudhe ka botuar gjashtë studime monografike të reja, ka mbajtur lëndët e antropologjisë kulturore dhe kurse leksionesh në Poloni, bullgari dhe Kinë. Është autor i mbi 50 artikujve të botuar në gjuhë të huaja. Botimet e kësaj periudhe të  kandidatit Shaban Sinani i tejkalojnë qartazi kërkesat e kriteret e përcaktuara në Statut. Përveç kësaj z. Sinani ka ushtruar edhe detyrën e Sekretarit Shkencor të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe tani së fundi është zgjedhur nga Asambleja Sekretar Shkencor i Akademisë.

 

Përmbushja e kritereve shkencore prej kandidatit prej pranimit si akademik i asociuar është certifikuar me votim të hapur në komision dhe me votim të fshehtë në seksionin përkatës. Komisioni teknik ka vërtetuar plotësimin e kritereve teknike. Për të gjitha këto arsye, kandidati i plotëson kushtet për të kërkuar votën e kësaj Asambleje për marrjen e titullit akademik.

 

Kësaj Asambleje të nderuar, me nismën e dy anëtarëve të saj, i është propozuar pranimi si anëtar i jashtëm i intelektualit me veprimtari të gjerë: dirigjent, muzikolog, profesor universiteti brenda dhe jashtë vendit, doktor i shkencave në fushën e tij, mjeshtrit Eno Koço, pinjoll i familjes sё njohur patriotike e Tashkove dhe Koçove.

 

Kontributet e Eno Koços janë të mirënjohura për të gjithë ne. Ka drejtuar e dirigjuar për më shumë se dy dekada orkestrën simfonike të RTSH. Ka drejtuar si dirigjent i ftuar orkestra të tjera po aq të njohura për famën e tyre në Itali, Egjipt, Britani dhe vende të tjera. Në vitin 2002 ka mbrojtur doktoratën në specialitetin e historisë së muzikës qytetare. Ka mbajtur kurse të plota leksionesh në Universitetin e Leedsit. Gjatë periudhës së qëndrimit jashtë vendit ka vijuar veprimtarinë e tij profesionale dhe botuese. Është autor i dy monografive të botuara në gjuhën angleze dhe gjashtë veprave të tjera studimore e dokumentare në gjuhën shqipe. Mban titullin Nder i kombit dhe shumë mirënjohje e dekorata të tjera, çmime e diploma nderi, brenda dhe jashtë vendit.

 

Profili dhe kontributet e kandidatit të propozuar janë vërtetuar me votim të hapur në komision dhe me votim të fshehtë në seksionin përkatës. Komisioni teknik ka dëshmuar në raportin e tij plotësimin e të gjitha kritereve teknike. Për të gjitha këto, kandidati i plotëson kushtet për t’u votuar nga Asambleja për titullin akademik i jashtëm.

 

Prof. Fioralba Cakoni kandidon për anëtare e jashtme e Akademisë.

 

Fioralba Cakoni është propozuar për t’u zgjedhur si anëtare e jashtme nga dy akademikë, konform Statutit të ASH. Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit 93, gradë e fituar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe e njohur në Universitetin e Patras.

 

Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rugers University, departament i cili renditet i 16-të në nivel botëror përsa i takon programeve matematike. Kandidatja Cakoni ka punuar në një sërë Universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë përfshirë këtu Ecole Polytechnique në Francë.

 

Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror.

 

Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 117  publikime, me 1855 citime, sipas Mathscinet e 4249 sipas Google scholar, 4 monografi, pjesëmarrjet aktive mbresëlënëse në konferenca botërore, simpoziume, kolokiume, komisione organizatore aktivitetesh të tilla, zgjedhja si anëtare bordeve editoriale në disa revista shkencore në fushën e saj.

 

Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Felloë in Mathematics – 2016 dhe pranuar në Felloë of American Mathematics Society – Class 2019.

 

Për të gjitha këto Komisioni i Matematikës-Informatikës, dy departamentet dhe seksioni përkatës i kanë dhënë mbështetjen maksimale.

 

Prof. Mira Mezini kandidon për anëtare e jashtme e Akademisë.

 

Mira Mezini është propozuar për t’u zgjedhur si anëtare e jashtme nga dy akademikë, konform Statutit të ASH. Mira Mezini mban titullin profesor prej vitit 2002, titull i fituar nё Universitetin Teknik tё Darmshtadit nё Gjermani si dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në informatikё  prej vitit 1997, gradë e fituar në Universitetin e Siegen-it.

 

Prej vitit 2000 ajo është anëtare e departamentit tё Shkencave Kompjuterike nё Universitetin Teknik tё Darmshtadit. Kandidatja Mezini ka punuar në një sërë Universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë nё USA dhe nё Britaninё e Madhe. Aktiviteti i saj shkencor plotёson e tejkalon, nё nivelin mё tё lartё ndёrkombёtar kёrkesёn statutore ndaj kandidatёve. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë  1 libёr, 20 botime nё revista tё indeksuara me faktor impakti, 180 publikime, ndёr tё cilat 140 artikuj me 8374 citime, sipas google scholar dhe me njё indeks 50 (pika 3) e 4.1), pjesëmarrje tё gjerё nё konferenca ndёrkombёtare, simpoziume, kolojiume, si dhe nё komisione organizatore aktivitetesh tё tilla (pika 4) e 4.1) si dhe antare nё borde revistash tё njohura.

 

Pёrveç sa mё sipёr, kandidatja ka edhe njё sёrё veprimtarish, angazhimesh e vlerёsimesh tё tjera tё nivelit ndёrkombёtar. Ndёr to ajo ёshtё anёtare e Akademisё Gjermane pёr shkencat inxhinierike dhe ёshtё vlerёsuar me njё sёrё çmimesh tё rёndёsishme.

 

Sa mё sipёr, Komisioni i Matematikës-Informatikës dhe seksioni përkatës i kanë dhënë mbështetjen maksimale.

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara