Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

(PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BDL-PBKD-PBDSH-PKD) “Aleanca për Ndryshim”, kjo është sigla e koalicionit të arritur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha me Aleatët e tij për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

 

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme është dorëzuar në KQZ nga Ivi Kaso shkresa e regjistrimit të Koalicionit mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare në vendin tonë.

 

I gjithë koalicioni do të mbajë siglën, PD-AN ‘Partia demokratike – Aleanca për Ndryshim’. Në marrëveshjen e arritur nga kreu i PD-së Lulzim Basha me opozitarët janë 12 aleatë të tij për të shkuar së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

 

Ndërkohë LSI-ja do dalë me listë të vetën në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë siç theksoi kreu i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj, PD e LSI do jenë sëbashku për të ndryshuar qeverinë dhe nëse fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit do jenë pjesë e bashkëqeverisjes pas 25 prillit.

 

PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)

PAA, kryetar Agron Duka

LZHK, kryetar Dashamir Shehi

FRD, Bamir Topi

PBDNJ, kryetar Vangjel Dule

PR, kryetar Fatmir Mediu

Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)

PDK, kryetar Nard Ndoka

PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi

Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova

Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri

Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami

Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara