Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

U komentua jo pak veprimi i mjekëve shqiptarë në Itali, të cilët festuan në mënyrë jo normale ditën e fundit të qëndrimit atje, pasi mbështetën kolegët e tyre në përballimin e COVID-19.

 

Sipas mediave italiane, stafi shqiptar po festonte me alkool (birra) dhe muzikë të lartë në dhomën e hotelit ku po qëndronin, për përfundimin e misionit të tyre.

 

Pronari i hotelit ku qëndronin mjekët dhe infermierët shqiptarë, pasi dëgjoi zhurmat, lajmëroi policinë. Autoritetet italiane i gjobitën me 500 Euro gjobë, pasi në kuadër të masave në kohë pandemie, Italia ka vendosur ndalimin e të gjitha festave dhe grumbullimeve.

 

Mediat italiane raportuan se mbrëmjen e së mërkurës, mjekët dhe infermierët shqiptarë ishin mbledhur në një prej dhomave të hotelit ku po qëndronin, për të festuar kthimin e tyre në Shqipëri pas përfundimit të misionit në ndihmë të kolegëve italianë.

 

Gjoba e policisë ndaj stafit shqiptar nuk u prit mirë nga ana e partisë Fratelli d’Italia, duke paralajmëruar se do ta ngrejë deri në Parlamentin italian këtë episod.

 

“Ky staf erdhi në Itali me kërkesën e Kryeministrit të tyre për të na ofruar ndihmë në një nga momentet më të errëta për spitalet tona. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me një vërejtje dhe gjoba 500 Euro për 9 prej tyre. Duam të kuptojmë çfarë ndodhi mbrëmë në hotel. Do të kërkojmë që kjo çështje të diskutohet në Parlamnet”, tha Gianpaolo Natali, këshilltar politik i partisë Fratelli d’Italia.

 

 

Për këtë situatë ka folur edhe drejtori i hotelit në Breshia, i cili ka deklaruar se ajo që ndodhi ishte e papranueshme.

 

“Recepsionisti më telefonoi rreth mesnatës dhe më informoi se festa vazhdonte prej orësh me alkool e muzikë me volum të lartë, duke shkaktuar protesta mes klientëve të tjerë të hotelit, shumica e të cilëve janë personel shëndetësor dhe punonjës të forcave të rendit.

 

Festonin dhe askush prej tyre nuk kishte maskë e këndonin e ulërinin në ballkone duke prishur qetësinë publike. Dhe fakti më i rëndë është se hoteli është i pozicionuar përballë spitalit civil të Breshës”, ka thënë Luca Adriani për La Repubblica.

 

Ai vijon më tej duke dënuar sjelljen e mjekëve edhe në ditët e kaluara duke thënë se dhomat i linin të papastra.

 

“Shpesh i linin dhomat të pista me të vjella, përpiqeshin të ndiznin pishinën, e cila ishte e mbyllur për shkak të normave anti Covid, e mblidheshin duke tymosur duhan në grup me zhurmë e të ulëritur”, ka deklaruar drejtori.

 

Ndërkohë bluzat e bardha shqiptare e kanë justifikuar veprimin me faktin se po festonin pas rezultateve të tamponëve.

 

 

 

Në foto ministrja e Shëndetësisë duke pritur në Rinas infermierët e kthyer nga Italia

 

 

Në foto ministrat e Shëndetësisë dhe i Punëve të jashtme duke përcjellë në Rinas infermierët për në Itali

 

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara