Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për shtyp nga KZAZ 39, ku u bëri thirrje kandidatëve dhe udhëheqësve politikë që të presin në qetësi dhe durim rezultatin e zgjedhjeve.

 

“Detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të presin të qetë dhe me durim rezultatin. Në entuziazmin e momentit disa kanë shpallur fitoren mirëpo nuk kemi mbërritur ende aty sa të dalë rezultati përfundimtar”, u shpreh Kim.

 

Yuri Kim theksoi se procesi i votimit në Shqipëri është në fokus të ndërkombëtarëve të cilët po presin që Shqipëria t’ia dalë me sukses.

 

“Më lejoni të nënvizoj se e gjithë bota po e shikon Shqipërinë deri tani. Miqtë tuaj të Evropës veriore, perëndimore por edhe në SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ia dilni mbanë dhe të keni sukses”, tha Yuri Kim.

 

Ambasadorja amerikane nxiti numëruesit që të punojnë fort pavarësisht lodhjes, duke theksuar se tashmë votuesit e kanë bërë punën e tyre.

 

“Është një gjë shumë e mirë që numëruesit po punojnë fort, duhet të punojnë fort, pavarësisht se mund të jetë e lodhshme. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet këtu po e bëjnë punën e tyre”, tha ambasadorja amerikane.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara