Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Fjala e fundit për një kompromis për Reformën zgjedhore i ka mbetur tanimë opozitës.

 

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme tha se pas lëshimeve të kërkuara nga partia në pushtet, ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thotë “PO” për Shqipërinë.

 

Ambasadorja Kim deklaroi se topi është në fushën e Bashës dhe se e ardhmja është dorën e tij.

 

“Ishte një ditë e gjatë. 9 orë dje dhe bëmë shumë progres. Kishim 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për Shqipërinë, çdo pale dhe partie i kërkohet të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha dhe çdo palë fitoi. Populli shqiptar do fitojë më shumë. Çdo palë dhe çdo parti dha dhe më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka provilegje dhe ata do të jepnin më shumë. Dhe ata e bënë. E përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë.

Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje që e fut Shqipërinë në një rrugë drejt BE. Realizuam masat që kërkoi ODIHR. Bëmë disa hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR, por që mund ta shtyjnë përpara Shqipërinë. Ka ardhur koha për opozitën dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Topi është në fushën e tij. E ardhmja është dorën e tij”, përfundoi deklaratën për mediat ambasadorja.

 

Nga selia e partisë së tij, Lulzim Basha reagoi shkurt duke lënë të hapur mundësinë e marrëveshjes.

 

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, deklaroi Basha, ndërsa u shfaq me një pamje të qetë, por duke evituar të jepte detaje të tjera.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2734564873444250/

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara