Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Pagesat që rrjedhin nga pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat bazë.

 

Një anketë e studimit “Sistemi ekonomik dhe roli i shtetit në shoqëri”, realizuar nga ekonomistët Selami Xhepa dhe Adrian Civici, që u udhëhoq nga Fondacioni “Friedrich Ebert” zbuloi se 89% e personave mbi 60 vjeç mendonin se pagesa mujore e pensionit ishte e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e mbijetesës.

 

Studimi vërejti se mbi 90% e pensioneve janë ndjeshëm më të ulëta se paga minimale dhe minimumi jetik. Ky shqetësim dëshmohet edhe nga anketa e zhvilluar, sipas së cilës 89% e të anketuarve mbi moshën 60 vjeç pohuan se “pensioni është i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat bazë”, 8% janë “disi dakord”, dhe vetëm 4% e tyre mendojnë se “pensionet janë të mjaftueshme për plotësimin e nevojave bazë”.

 

Autorët e studimit mendojnë se përmirësimi i kësaj situate lidhet ngushtë me një angazhim më të madh të shtetit në reformimin e skemës së pensioneve, uljen e informalitetit në pagesën e kontributeve shoqërore dhe shtimin e financimeve nga buxheti i shtetit për buxhetin e ISSH-së.

 

Çështje që presin trajtim dhe zgjidhje afatgjatë janë marrëdhëniet dhe opinionet e qytetarëve në lidhje me diversifikimin e skemave të pensioneve.

 

Në vlerësimin e tyre për sa i përket pyetjes nëse “individi duhet të marrë më shumë përgjegjësi individuale për moshën e pensionit, duke investuar dhe duke zbatuar skema të ndryshme investimi privat”, rreth 70% e tyre kanë reaguar duke u shprehur se nuk janë “aspak dakord” ose janë “disi dakord”, ndërsa vetëm 30% e tyre janë “dakord” dhe “shumë dakord” që të përfshihen në skema alternative, si pensionet suplementare dhe pensionet private.

 

Xhepa dhe Civici argumentojnë se ky qëndrim ka të bëjë me tri elemente themelore: mendimin se skemën e pensioneve duhet të vazhdojë ta mbështetë buxheti i shtetit dhe individët duhet të vazhdojnë të paguajnë vetëm detyrimet e sigurimit social sipas pagesave në fuqi aktualisht; mungesën e informacionit dhe të kulturës financiare për të njohur skemat alternative të pensionit; mungesën e besimit në qëndrueshmërinë dhe garancinë e këtyre skemave në realitetin shqiptar.

 

Skema e pensioneve në Shqipëri ndodhet aktualisht nën një presion negativ të dyfishtë nga plakja e popullsisë, çka nënkupton shtimin e numrit të personave që përfitojnë pension dhe pakësimin e kontribuuesve në skemën e sigurimeve sociale. Kësaj i shtohet edhe informaliteti i lartë në tregun e punës, që nënkupton faktin se ka një numër të konsiderueshëm të punësuarish, të cilët, duke mos deklaruar punësimin, nuk kontribuojnë në skemën e sigurimeve sociale.

 

Në Shqipëri përfitojnë pensione 621,2 mijë pensionistë dhe paguajnë kontribute 752,4 mijë kontribuues. Norma e varësisë së sistemit është 1.22, që do të thotë se 122 kontribuues mbulojnë 100 pensionistë. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet janë të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet për përfitime dhe, si rrjedhojë, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit (rreth 40% të totalit të skemës së pensioneve). monitor

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara