Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës, pasi kjo çështje, është në përgjegjësinë e Kosovës.

 

Sipas tij, as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore.

 

“Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook, duke shtuar se Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij prandaj, sipas tij, kështu nuk ka arsye për të hapur temën e shkëmbimit të territoreve.

 

Në pyetjen e një grupi të gazetarëve nëse Bashkimi Evropian, sikurse Gjermania, e kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

 

“Unë nuk e shoh nevojën që ne të jemi më katolikë se Papa. Nuk na takon neve t’iu themi serbëve dhe kosovarë se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Nëse ata merren vesh për diçka, ne duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovë ka ndikim në rajon. Por, në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve”, ka thënë Borrell.

 

Më 20 prill, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ambasadori Grenell po përpiqet të shtyjë përpara marrëveshjen për shkëmbim të territoreve, duke potencuar se një marrëveshje e tillë nuk do të mund të quhej paqësore.

 

“Mund të jetë që Grenell të jetë joshur nga Thaçi, por ai gjithashtu mund të jetë i joshur edhe nga fitimi i pikëve politike duke zgjidhur një mosmarrëveshjen shekullore,” shtoi Kurti.

 

Por, përmes një postimi në Twitter, ambasadori Grenell ka reaguar pas konferencës online të Kurtit për mediat ndërkombëtare, duke mohuar se në praninë e tij është diskutuar ndonjëherë për shkëmbim të territoreve, siç kishte thënë Kurti.

 

“Nuk ka pasur absolutisht diskutim për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar Grenell.

 

Çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur vite më parë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo çështje nuk ka marrë asnjëherë karakter formal, si një temë e diskutimit mes dy vendeve, mirëpo ka ngjallur debate dhe mospajtime të shumta si brenda Kosovës ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. REL

 

7 maj 2020

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara