Sunday 16 June 2024
Sunday 16 June 2024

Qeveria austriake e udhëhequr nga konservatorët tha të hënën se kishte planifikuar rihapjen e dyqaneve duke nisur nga java e ardhshme si një shenjë e lehtësimit të masave të marra kundër coronavirusit teksa shtoi se vendi ndodhet në një fazë tjetër, por ka kërkuar për përdorim të gjerë të maskave mbrojtëse.

 

Austria ndodhet në gjendje karantinë prej 3 javësh, pas mbylljes së shkollave, lokaleve, restoranteve, teatrove dhe gjithë dyqaneve jo të domosdoshme si dhe vendeve publike.

 

Por kancelari konservator Sebastian Kurz tha javën e shkuar se kapaciteti i terapisë intensive mund të tejkalohet deri nga mesi i prillit.

 

“Periudha më e afërt për hapjen e hoteleve dhe restoranteve do të jetë mesi i majit”, tha Kurz gjatë një konference për shtyp duke shtuar se Austria kishte vepruar më shpejt sesa vendet e tjera duke nënkuptuar se ishte tashmë në pozitë për të rihapur dyqanet më shpejt.

 

Fillimisht do të hapen dyqanet e vogla. Më pas do të hapen më 14 prill edhe dyqanet e rëndësisë së dytë kurse nëse i gjithë ky proces shkon mirë atëhere më 1 maj Austria rihap edhe qendrat tregtare. Deri tani Austria shënon 12 mijë të infektuar nga të cilët 220 viktima dhe 3 mijë e 463 të prekur.

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara