Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Një tjetër incident ka ndodhur disa ditë më parë në qiellin e Europës Perëndimore, dhe për të disatën herë ka një shkaktar të përbashkët, Rusinë.

Incidenti i fundit i avionëve rus me ato të NATO ka ndodhur ditën e premte, por vetëm ditën e djeshme Pentagoni ka publikuar pamjet e filmuara nga një bombardues B-52 amerikan që po fluturonte  sipër Danimarkës, në ishullin Bornholm, 90 milje nga kryeqyteti Kopenhagën.

Pamjet janë të qarta dhe tregojnë një avion Su-27, një nga mjetet më moderne të ushtrisë së Moskës, teksa i afrohet bombarduesit amerikan jo më larg se 15 metra, në një akt sfide që tashmë po përsëritet me ritme shqetësuese.

Sipas deklaratave të NATO-s, incidenti paraqitet shqetësues sepse avioni rus ka thyer pa asnjë paralajmërim kufirin shtetëror të një vendi sovran si Danimarka, njëkohësisht edhe një hapësirë e kontrolluar nga NATO.

Moska mohon këtë mundësi, duke deklaruar se avioni ka kaluar në një korridor ndërkombëtar, duke mos thyer asnjë rregull, por rastet po ndodhin me frekuencë të tillë që nuk lejnë dyshime për një strategji që si synim të dukshëm ka të mbajë të lart tensionin.

Avioni rus u ngrit nga baza ushtarake e Kaliningradit, enklava ruse midis Polonisë dhe Lituanisë që gjithmonë e më shumë po shndërrohet në makth për NATO-n, nga afërsia që i lejon avionëve të Moskës të arrijnë në pak minuta në të paktën 8 kryeqytete europiane, raporton cnn.

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara