Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

Banka Botërore ngre alarmin e rritjes së përqindjes së analfabetizmit funksional në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Në Shqiëpri 50% e 15 vjeçarëve janë analfabetë funksionalë, ndërsa shifrat për rajonin pritet të ndryshojnë nga 53% në 61%.

Mbi 50% e nxënësve të moshës 15 vjeç në Shqipëri  janë analfabetë funksionalë, por kjo situatë sipas një raporti të Bankës Botërore pritet të ketë përkeqësim për shkak të mësimit në distancë e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Referuar këtij raporti thuhet se mësimi online rrezikon të shtojë edhe numrin e nxënësve të cilët do të detyrohen të braktisin shkollën.

Sa i përket rajonit nxënësit e kësaj grupmoshe me nivel nën aftësinë bazë të leximit, pritet që të ndryshojnë nga 53% në 61 për qind.

Përqindjen më të lartë për analfabetizëm funksional në rajon e ka Kosova, me 78 % e 15 vjeçarëve,  e ndjekur nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa me të ulëtin e ka Serbia, 48% e tyre.

Sipas këtij raporti të Bankës Botërore, rreziku i rritjes së përqindjes së analfabetizmit funksional vjen dhe si pasajë e mungesës së pajisjeve elektronike apo internetit, papërgatitjes së nevojshme të mësuesve për të dhënë mësim për një kohë të gjatë në distancë si dhe pamundësia e prindërve për të ndihmuar fëmijët.

Në vendin tonë, Ministria e  Arsimit po përgatitet për mësimin online por edhe në klasa, ndërkohë që ky vit akademik ka pasur një numër të konsiderueshëm të nxënësve që nuk kanë pasur mundësi të përfshihen në mësimin online.

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Studimi: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri, e përhapur pasivisht

Në Tiranë u publikua sot një studim i thelluar mbi gjuhën e urrejtjes, fryt i i bashkëpunimit midis Komisionerit kundër Diskriminimit, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.   Sipas studimit, afro 60 për qind e të anketuarve mendojnë se gjuha e urrejtjes mbizotëron masivisht në vend.   Madje, në grupe më të ndjeshme […]

Mashtruan mbi 1 mijë shtetas të huaj, Prokuroria kërkesë Tatimeve për bilancin e Call Center-ave

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bilancin e bizneseve Call Center ndaj të cilave ka nisur hetimet për akuzën e mashtrimit.   Përmes një letër-porosie, organi i akuzës u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë llogaritë dhe transaksionet në 2 vjet dhe kompanive telefonike informacioni lidhur me thirrjet e […]

Korsitë e biçikletave kanë shtuar trafikun në vend të pedalimit në Tiranë

Prej 2015 rrugëve të Tiranës u janë shtuar koristë e biçikletave, duke ngushtuar rrugët për të nxitur pedalimin dhe dekurajuar automjetet. Qëllimi nuk u arrit. Kryeqyteti jeton me trafikun në çdo orë të ditës që shkakton vështirësi për ambulancat dhe transportin publik.   Bllokimi i korsive të dedikuara nga makinat është një pengesë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara