Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

Shqipëria pritet të humbasë 1,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shkak të koronavirusit. Alarmi vjen nga Banka Botërore, sipas së cilës, humbjet e mëdha do të vijnë për shkak të ndalimit të udhëtimeve si dhe masave të marra për parandalimin e pandemisë, që ka sjellë mbylljen e bizneseve në vend.

Sipas Bankës Botërore, goditjen më të fortë nga pandemia do ta marrë sektori i transportit dhe turizmit, ku tashmë operatorët turistikë kanë nisur pushimet nga puna.

Ndërkaq, në raportin e saj, Banka Botërore evidenton se ekonomia mund të shohë një përmirësim në tremujorin e fundit të 2020-s, nëse situata e koronavirusit arrin të kontrollohet.

Këto humbje të mëdha në ekonomi pritet të kompensohen pjesërisht nga procesi i rindërtimit si dhe prodhimi i energjisë elektrike.

Sa i takon borxhit publik, institucioni financiar ndërkombëtar deklaron se pritet të rritet mbi nivelin e 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

9 prill 2020

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara