Saturday 18 May 2024
Saturday 18 May 2024

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka patur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se  aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.

 

“Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë seancës së NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta çuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në lartësi të reja”, shkruan kreu i PD.

 

Ky reagim i Bashës vjen pas takimit të zhvilluar në Presidencë në prag të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, ku do të marrë pjesë dhe Shqipëria.

 

Mijëra ushtarë amerikanë, nga vendet evropiane dhe Shqipëria do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që do të zhvillohen në Ballkan nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara