Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

61 bashkitë në vend kanë shpenzuar mesatarisht rreth 30.541 lekë apo afro 250 euro për frymë gjatë vitit 2019, në përmbushje të funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në ligj. Raporti i financave publike për vitin që lam pas vë në dukje se sipas burimit të financimit, shpenzimet me fondet e veta rezultojnë në rritje me 15,7 për qind në terma vjetorë, apo afro 20 mijë lekë për frymë, ndërsa pjesa tjetër mbulohet me fondet e kushtëzuara, të cilat paraqiten më rënie 12.6 për qind në terma vjetore.

Në total, nga vendorët u shpenzuan rreth 85.4 miliardë lekë në fund të 2019, me një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.   Ajo që vihet re është se edhe gjatë vitit 2019 ka vijuar tendenca e rritjes së shpenzimeve korrente për personelin apo operative, të cilat mbajnë peshën kryesore. Kështu, shpenzimet korrente regjistrohen në 70.9 për qind të totalit dhe ato për investime në 29.1 për qind., raporton tv scan.

E përkthyer në vlerë monetare, për shpenzime korrente totale  shkuan 60.6 miliardë lekë në rritje me 3.1 për qind në terma vjetorë, ku vetëm personeli mori 22,4 miliardë lekë, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë transfertat në buxhetet familjare, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë, etj.  Ndërsa nga ana tjetër,  për investime shkuan 24.8 miliardë lekë, ku edhe pse në rritje me 6.4 për qind në terma vjetorë, sërish zënë një peshë të vogël në paratë e shpenzuara.

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara