Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se është për keqardhje që lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij.

 

“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiç.

 

Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Këtë e argumentoi me faktin se më shumë se gjysma e botës nuk e njohin Kosovën. Bërnabiç shtoi se Kosova “nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE” pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.

 

“Ne jemi këtu për dialog”, tha ajo në një konferencë për media.

 

Pas daljes së rezultateve preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë nuk është përparësi e tij, pasi siç tha, kjo është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës.

 

“Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia”, tha Kurti, duke shtuar se nëse Kosova është e dobët në aspektin ekonomik, Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.

 

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropina kishte filluar para dhjetë vjetësh. Pas një ngecjeje gati dyvjeçare, procesi rifilloi verën e vitit të kaluar. Por, për shkak se Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, raunde të reja të bisedimeve në nivel të lartë nuk ka pasur që nga vjeshta e vitit të kaluar, ndërkohë që janë zhvilluar vetëm disa takime në nivel të ekspertëve.

 

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara