Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

 

 

Besimtarët orthodhoksë festojnë sot ditën e ngjalljes së Krishtit, por krejt ndryshe nga çdo vit tjetër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

 

Në katedralen orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ashtu si në të gjitha kishat e vendit, meshat u kryen pa besimtarë.

 

 

Në meshën e Pashkëve të Mëdha të mbajtur në mesnatë, kryepiskopi Anastas Janullatos nuk la pa përmendur edhe epideminë.

 

Ai tha se virusi nuk duhet të na frikësojë dhe gjunjëzojë, duke shprehur besimin se e keqja do të mposhtet.

 

“Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tonë,

 

por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri”, tha hirërisa e Tij Janullatos në mesazhin e tij.

 

18 prill 2020

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara