Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Gratë i japin forcë lëvizjes opozitare në Bjellorusi: ato sfidojnë pushtetin shtetëror dhe dhunën policore. Çdo javë gratë dalin në rrugë kundër diktaturës së fundit në Evropë.

 

Alla dhe Sofia janë mësuese në pension. Çdo të shtunë ato u bashkohen protestave të grave në Bjellorusi. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës. Lukashenko me sa duket ka tani frikë nga gratë dhe forcat e policisë arrestojnë vazhdimisht gra në demonstrata që t’i trëmbin ato, por me sa duket po bëjnë pikërisht të kundërtën.

 

“Gratë nuk e kishin nisur ende marshin e tyre dhe arrestimet filluan. Çdo javë policia godet gjithnjë e më fort. Gjithçka ishte qetë kur papritmas erdhën policët dhe i tërhoqën gratë e reja në autobusët e tyre. Çfarë u kanë bërë gratë atyre? – tregon Alla.

 

“Ne nuk kemi frikë për veten tonë – kemi më shumë frikë për fëmijët dhe nipërit tanë – ata duhet të jetojnë në një vend normal pa oficerë të tillë policie.” shton Sofia.

 

Alla dhe Sofia mundohen t’i bindin trupat e policisë të ndryshojnë mendje. Ndonjëherë kjo funksionon, por ndonjëherë nuk kemi fat dhe asnjë nga demonstrueset nuk e lirojnë, thotë Alla. Oficerët e policisë kanë pak respekt për ne mësueset në pension, shton ajo.

 

Lukashenko i ka ngritur gratë kundër vetvetes

 

Shoqen e saj Sofian Alla e ka njohur në rrugë gjatë demonstratave. Sundimtari Alexander Lukashenko po i bashkon gratë – kundër vetvetes. Dhe jo vetëm ato. Banorët shpesh shprehin respektin e tyre për demonstruesit duke u rënë borive të makinave. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës.

 

 

Masha e quajnë ato me dashuri udhëheqësen e opozitës Maria Kolesnikova. Ajo iu kundërvu dëbimit jashtë vendit duke grisur pasaportën dhe duke pranuar arrestimin. E gjithë opozita bjelloruse tani gjendet ose në burg ose në mërgim. Sundimtari Lukashenko po mbahet pas pushtetit me të gjitha forcat e tij që nga zgjedhjet e falsifikuara, na thotë Alla, raporton dw.

 

Kur shkova të votoj për Svetlana Tihanovskajan isha e sigurt se gjithçka do të vazhdonte njëlloj si gjithmonë, se asgjë nuk do të ndryshonte. Por një ditë pas zgjedhjeve dëgjova njerëz që bërtisnin në rrugë “Rroftë Bjellorusia”. Menjëherë isha e sigurt se do të fitonim. Lukashenko i ofendoi thellë gratë bjelloruse me seksizmin e tij; në fakt, ne gjithmonë kemi pasur të drejta të barabarta.

Dhe tani gjithnjë e më shumë bjelloruse po i kundëvihen Lukashenkos dhe regjimit të tij. Për ta ai është mashtrues.

 

“Ishte me të vërtetë një poshtërim për të gjithë ne, marifeti me betimin e fshehtë si president. Ata duket se nuk kanë më nevojë t’u dëshmojnë gjë njerëzve.” – thotë një protestuese.

 

“Presidenti ynë është seksist. Po ne do t’i tregojmë se sa të forta jemi.” – thotë një tjetër.

 

Për sa kohë që na mbajnë akoma këmbët, do të protestojmë rrugëve të Minskut me flamurin e opozitës, na thonë Alla dhe Sofia, edhe po të mbetemi vetëm ne të dyja.

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara