Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Viti 2019 ishte negativ për sektorin e blegtorisë. Sipas të dhënave të Instat, vitin e kaluar u regjistrua një rënie e numrit të krerëve dhe e prodhimit për shumicën e produkteve të blegtorisë. Produkti kryesor i këtij sektori, qumështi pësoi një rënie të prodhimit me gati 3% për vitin e kaluar dhe sasia vjetore e prodhuar zbriti në 1.11 milionë tonë. Kjo rënie i detyrohet sidomos pakësimit drastik të numrit të gjedhëve. Sipas Instat, numri i përgjithshëm i gjedhëve ra në 416 mijë krerë, 11% më pak krahasuar me vitin 2018. Kjo ka një ndikim përcaktues në prodhimit e qumështit në vend, duke qenë se lopët janë mbi 85% të prodhimit.

Por, nga ana tjetër, edhe numri i bagëtive të imta pësoi rënie, me rreth 6%, si për delet, ashtu edhe për dhitë. Përveçse te qumështi, rënia e numrit të krerëve u pasqyrua edhe në prodhimin e mishit në vend, që u tkurr me 3% krahasuar me një vit më parë.

Rënie të lehtë për vitin e kaluar pësoi madje edhe numri i derrave dhe i shpendëve, çka tregon një tendencë të përgjithshme rënëse të blegtorisë në vend.

Kjo tendencë negative e blegtorisë prek në mënyrë direkte industrinë e përpunimit të qumështit, që është një ndër segmentet më të zhvilluara të agro-përpunimit në vend, raporton scan.

Vitin e kaluar, qeveria shqiptare uli masën e subvencionimit të TVSH-së për fermerët nga 20% në 6%, duke ndikuar direkt çmimin me të cilin prodhimi i tyre blihej nga fabrikat përpunuese. Kjo masë mund të ketë dhënë një ndikim negative në ecurinë e përgjithshme të blegtorisë në vend. Një faktor tjetër që po ndikon negativisht blegtorinë, ashtu si gjithë ekonominë shqiptare, mund të jetë ai demografik. Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit, por edhe vazhdimi i zhvendosjes së të rinjve nga zonat rurale drejt atyre urbane, po e gërryen forcën e punës në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara