Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

 

Në portin e peshkimit në Durrës është kryer me sukses, instalimi për herë të parë i pajisjeve të lokalizimit satelitor të anijeve të peshkimit, Blu Box që kryejnë menaxhim dhe kontrollin satelitor të vendndodhjes së anijeve, njofton ATSH.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi tha se, “nga ky projekt kanë përfituar deri tani 108 anije peshkimi”.

“Transmetimit të tyre satelitor, do t’i bashkohen shumë shpejt edhe anijet e porteve të tjera.”- deklaroi Ekonomi.

Sistemi Blu Box vjen si një investim i qeverisë shqiptare.

Ndërkohë ekspertët e peshkimit në MBZHR, vijojnë të japin informacion të mjaftueshëm të gjithë atyre që kanë barka dhe peshkarexha në Shqipëri për rëndësinë që ka Blu Box dhe po fillon hap pas hapi instalimi i aparaturave.

Gjeoreferenca do të lidhet në mënyrë të menjëhershme nga e- Albania dhe shërbimi që ajo ofron, duke nisur kështu funksionimin e këtij sistemi.

Sistemi “Blu Box” kontribuon në modernizimin e hapësirës ujore me një teknologji të zhvilluar e të sigurt, që sjell performancë të lartë të cilësisë në menaxhimin e burimeve të peshkimit.

“Blu Box”, ka si qëllim rritjen e nivelit të sigurisë përsa i përket anijeve të peshkimit në rast rreziku, si dhe ruajtjen e burimeve të peshkimit.

Kjo është një risi tjetër mbështetëse në sektorin e peshkimit, krahas zerimit të TVSH-së,  për të gjitha elementet që i duhen peshkimit, ndërsa vijon deri në fund të muajit janar aplikimi në skemat e mbështetjes me grante nga BE për rinovimin e anijeve të peshkimit dhe materialeve bazë të këtij sektori.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara