Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

Në vitin 2018, lënda e parë e nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore, e cila përfaqëson sasinë totale të materialeve që përdoren direkt në ekonomi, është rreth 22,4 milionë ton, duke shënuar një rritje me 4,6 %, krahasuar me vitin 2017. Struktura e burimeve të brendshme natyrore, tregon që produktet “minerale jo metalike” zënë rreth 49,5 %, “biomasa” 35,6 %, “mineralet metalike” 7,9 % dhe “materialet e energjisë fosile” 7,1 %, raporton INSTAT.

 

Shuma totale e importit të materialeve mjedisore në vitin 2018 ishte rreth 4,4 milionë ton, e cila krahasuar me vitin 2017 është 4,9 % më e lartë. Pjesën më të madhe e zëne produktet e “biomasës” me 1.465 mijë ton të shoqëruar nga “materialet fosile të energjisë” me 912,6 mijë ton. Më pas kemi produktet minerale jo metalike” me 905,9 mijë ton, “mineralet dhe koncentratet metalike” me 883,6 mijë ton dhe “produkte të tjera” ku përfshihen mbetjet e importuara me 319,1 mijë ton.

 

Eksportet në vitin 2018 arritën një vlerë prej rreth 3.9 milionë ton, duke pësuar një rënie të lehtë prej 0,1 % krahasuar me vitin 2017. Ndikim më të madh në rënien e eksporteve të materialeve mjedisore e kanë dhenë “mineralet dhe koncentratet metalike”, eksportet e të cilave shënuan një rënie prej 9,7 %. Gjatë vitit 2018 ka patur rritje të eksporteve për të gjitha kategoritë e tjera të materialeve mjedisore, përkatësisht materialet fosile të energjisë me 6,4 %, “biomasa” me rreth 1,2 % dhe “mineralet jo metalike” me 1,1 %.

 

Bilanci fizik tregtar i cili tregon diferencën midis importeve dhe eksporteve për të gjithë kategoritë e materialeve mjedisore arriti vlerën e rreth 543 mijë ton për vitin 2018, duke pësuar rritje me rreth 212,5 mijë ton, krahasuar me vitin 2017. Siç mund të vërehet në Figurën 2, produktet e “biomasës”, “materialeve fosile te energjise” dhe “produktet e tjera dhe mbetjet” kanë bilanc tregtar pozitiv ndërsa produktet “mineralet jo metalike” dhe “mineralet dhe koncentratet metalike” kanë bilanc tregtar negativ, për vitin 2018.

 

Përdorimi i brendshëm i materialeve mjedisore mat sasinë totale vjetore të lëndëve të para që nxirren nga mjedisi, duke marrë në konsiderate dhe bilancin fizik tregtar. Në 2018 përdorimi i brendshëm arriti vlerën e rreth 22,9 milionë ton, 5,5 % më shumë, krahasuar me vitin 2017. Sipas strukturës së tij shohim që pjesën më të madhe të përdorimit të brendshëm të materialeve mjedisore e zënë “mineralet jo metalike” me 45,8 %, më pas vijnë produktet e “biomasës” me 39,5 %, “materialet fosile të energjisë” me 7,6 %, “mineralet dhe koncentratet metalike” me 6,6 % dhe “produkte të tjera” me 0,5 %.

 

Përdorimi i brendshëm i materialeve mjedisore në raport me popullsinë në vitin 2018 ishte rreth 8 ton, duke treguar një rritje me afërsisht 5,7 %, krahasuar me vitin 2017, e cila kishte një vlerë rreth 7,6 ton.

 

24 prill 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara