Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qeverisën” nga gratë e çojnë buxhetin mujor për investime dhe te mira në shtëpi.

 

Instituti i Statistikës ka analizuar sjelljen e kryefamiljarëve sipas gjinisë dhe ka gjetur se, gratë të kryefamiljare duket se shpenzojnë më shumë për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar, krahasuar me burrat të cilët kanë një tendencë shpenzimesh më të lartë sesa gratë në transport, restorante dhe hotele.

 

Në Shqipëri, njësitë ekonomike familjare me kryefamiljarë burra janë 5,5 herë më shumë se familjet me kryefamiljare gra. Grup-mosha 55-64 vjeç paraqet numrin më të lartë të familjeve me kryefamiljarë burra, dhe grup-mosha 65-74 vjeç për gratë.

 

Në vitin 2018, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një NjEF janë 75.935 lekë. Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike përbëjnë grupin kryesor të konsumit për familjet shqiptare, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.436 lekë. Për këtë grup konsumi, gratë kryefamiljare shpenzojnë 47,0 % dhe burrat kryefamiljar 43,6 % të buxhetit të tyre.

 

Administrimi i të ardhurave të familjeve përfaqëson modelin tradicional të shoqërisë shqiptare ku burrat janë më pak të angazhuar në administrimin e shtëpisë dhe janë më të prirur të frekuentojnë te vetëm ose nën shoqërinë e burrave të tjerë baret restorantet. Ndërsa gratë janë më të angazhuara në punët e shtëpisë, e për rrjedhojë kur drejtojnë familjen investojnë më shumë në infrastrukturën brenda banesës.

 

Nga të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve, rezulton se në vitin 2018 kishte 772.664 NjEF në Shqipëri, prej të cilave 84,5 % me kryefamiljarë burra dhe 15,5 % me kryefamiljare gra.

 

Sipas anketës, gratë kryefamiljare janë më shumë prezente sesa burrat në tipologjinë e familjes “person i vetëm”, numri i tyre është 2,6 herë më i madh se ai i burrave. Numri i grave që jetojnë të vetme me fëmijët e tyre është më i lartë se numri i burrave në të njëjtat kushte, për të gjitha grup-moshat, raporton monitor.

 

Numri i familjeve më një person është më i lartë për gratë për shkak se ato jetojnë mesatarisht 5 vite me shumë se burrat.  Roli i grave në qeverisjen e familjeve po rritet ndër vite për shkak të emigracionit të lartë të burrave dhe divorceve në rritje.

 

Indekse të tjera tregojnë se gratë janë më të suksesshme në pozicione drejtimi edhe në korporata dhe qeverisje.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara