Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Tregu i aksioneve përjetoi rënien e vet më të madhe qysh nga “E hëna e zezë” e vitit 1987, me thellimin e frikës për ndikimet negative ekonomike nga kriza e koronavirusit. Treguesi mesatar i “Dow Jones” ra mbi 2 300 pikë, ose 10%.

Shitjet me humbje të aksioneve kanë ndodhur me gjithë masat e marra nga Rezerva Federale amerikane dhe Banka Qendrore Europiane.

Rënia e madhe qysh nga muaji i kaluar i ka dhënë fund shumicës së rritjes së vlerës së aksioneve në “Wall Street” qysh nga marrja e detyrës nga presidenti amerikan Donald Trump.

“S&P 500” u ul me afro 10%, me një rënie të përgjithshme prej 27% qysh nga pika më e lartë e vet në histori, e arritur pikërisht muajin e kaluar.

Kjo rënie i dha fund 11 vjetëve të rritjes së përgjithshme të vlerës së aksioneve të përfshira në këtë tregues.

Treguesit kryesorë në bursat europiane, si FTSE100 në Britani, DAX në Gjermani dhe CAC40 në Francë, pësuan rënie mbi 10%.

Rënia e madhe e aksioneve në bursa dhe e çmimit të naftës pasuan ndalimin nga presidenti amerikan Donald Trump të udhëtimeve nga Europa për të frenuar koronavirusin, duke sjellë kërcënime më të mëdha ndaj ekonomisë botërore.(Xu Guang) cri shqip

 

13 mars 2020

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara