Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

Inaugurimi i bustit tё heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren nё praninё e autoriteteve fetare e qeveritare tё Kosovёs.

 

Nё ditёn e festёs sё Flamurit dhe nё pragun e Kohës së Ardhjes, më 28 nëntor 2020, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë, inauguruan bustin e heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit–Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren, nё praninë ministres sё Punëve te Jashtme tё Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ministrit tё Mbrojtjes, Anton Quni, kryetarit tё Komunës sё Prizrenit, Mytaher Haskuka, ipeshkvit tё  dioqezës Prizren Prishtinё, imzot Dode Gjergji, famullitarit tё Prizrenit dom Shan Zefi, meshtarëve, motrave rregulltare dhe disa qytetarëve tё tjerë.

 

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se kjo ditë për ne është festë, pasi në qytetin e Lidhjes së Prizrenit, nga sot asaj dhe qytetit historik do t’i bëjë roje edhe Shtatorja e Skënderbeut, pikërisht në ditën kur ne  festojmë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kuq e Zi; Përvjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditëlindjen e Komandantit tonë legjendar “Adem Jashari”.

 

“Kjo ceremoni është edhe më veçantë, sepse ndodh në një vend të veçantë të Kosovës, ndodhë në qytetin që cilësohet si  djepi i lindjes së shtetit shqiptar. Prizreni simbolizon pikëtakimin e përpjekjeve të gjata historike e shtet-formuese dhe qytetin e bashkëjetesës fetare dhe etnike, qytetin e  vendimeve të jashtëzakonshme historike”, u shpreh ministrja Haradinaj duke shtuar se “Sot, në këtë 28 nëntor, në festën më unifikuese të shqiptarëve, në ditën e madhe të Flamurit të Skënderbeut, kur inaugurojmë shtatoren  Gjergj Kastriotit Skënderbe, japim mesazhin e bashkimit, japim mesazhin e orientimit tonë evropian dhe perëndimor, të trashëguar si testament nga epoka e Skënderbeut”.

 

Ministrja Haradinaj-Stublla tha gjithashtu para të pranishmëve, mes të cilëve drejtori politik nëMinistrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Ipeshkvi Dodë Gjergji, ministri i Mbrojtjes Quni, Kryetari i Prizrenit, Haskuka etj. se Skënderbeu me largpamësinë e tij na la një trashëgimi të çmueshme diplomatike, për aleancat dhe lidhjet e diplomatike ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të kësaj pjese të Evropës.

 

“Marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë kanë qenë gjithë të dalluara, dhe ndërsa JanoshHuniadi, udhëheqësi i popullit hungarez që luftonte po ashtu kundër pushtuesve osmanë, ishte aleati më i rëndësishëm i Skënderbeut dhe shqiptarëve. Falë Skënderbeut shqiptarët qysh në atë periudhë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Venedikun, Papatin, Napolin dhe vende të tjera evropiane. Gjergj Kastrioti ishte prijësi më i madh i Evropës Juglindore, absolutisht  më i madhi i epokës së vet, ishte një figurës historike në përmasa evropiane. Ndërsa, rezistenca e udhëhequr nga Skënderbeu do të bëhet një moment përcaktues në historinë e popullit shqiptar”.

 

Shefja e diplomacisë kosovare, tha gjithashtu se figura e Skënderbeut  mbetet para së gjithash një forcë e jashtëzakonshme tërheqëse emancipim dhe evropianizim.

 

“Figura e tij e mishëron natyrshëm Perëndimin dhe kjo trashëgimi duhet të na shërbejë si busull e përbashkët ardhmërie për ne të gjithë”.

 

Në fund ministrja Haradinaj-Stublla nga Prizreni uroi shqiptarët, kudo që janë për këto festa, me mesazhin për unifikim të qëndrimeve, bashkim të ideve, e afrim me njëri-tjetrin, pasi konsiderojmë se kjo është rruga e vetme që na mban të fortë e na jep të ardhme të ndritshme.

 

 

 

 

 

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara