Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

I çelur në bibliotekën e Universitetit të Tetovës, ky është Këndi Arkivor më i fundit që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hap në viset shqiptare.

Në një qytet të universitar shumë të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut siç është Tetova, studiuesit dhe studentët që kryejnë kërkime në lëminë e historisë, do të mund të marrin shërbimin përmes këtij këndi.

Sepse tanimë, çdo studiues merr shërbimin njësoj siç e merr në Sallën e Studimit të AQSH-së në Tiranë kudo ku janë instaluar këto njësi shërbimi të DPA

Drejtrori i Përgjithshëm i Arkivave theksoi se: Bashkë me zëvendësrektorin e Universitetit të Tetovëz, Shefik Shehu diskutuam për bashkëpunime të ndryshme për të nxitur më tej kërkimet në fushën albanologjike!

Ndërkaq, më heret u çelën edhe tri Kënde Arkivore në bibliotekat e tri qyteve të rëndësishme, falë bashkëpunimit me komunat e këtyre qyteteve.

Tanimë, në bibliotekën e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut dhe në bibliotekat e Ferizajt dhe Podujevës në Kosovë, çdo studiues mund të marrë shërbim të unifikuar, pa qenë e nevojshme të udhëtojë në Tiranë.

Çelja e këtyre Këndeve Arkivore është një ndër nismat më të rëndësishme të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e cila nisi në fundin e vitit 2020 për të vijuar me hapjen e këtyre njësive të shërbimit kudo ku jetojnë shqiptarët, jo vetëm, në Rajon por edhe në qyttete të tjera të Evropës ku jetojnë komunitete shqiptarësh.

Arkivat frymëzojnë!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara