Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Christina Vasak, çeli të hënën, më datë 2 mars, në Sallën Franceze të Leximit në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Muajin e Pranverës Frankofone në Shqipëri 2020, me pjesëmarrjen e Ambasadores së Greqisë në Tiranë, znj. Sophia Philippiddou, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, z. Piro Misha, Drejtori i Aleancës Franceze në Tiranë, Dritan Xhelili, drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, znj. Iris Elezi, studiues, arkeologë, përkthyes, mësues të gjuhës frënge, gazetarë, etj.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Vasaku shpreh se “ky vit sjell një program tejet të veçantë të Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri. Viti 2020 përkon edhe me 50 vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e krijuar me iniciativën e tre kryetarëve të shteteve të Afrikës dhe Azisë. Këtë vit bëhet anëtare për herë të parë edhe Irlanda” duke shtuar se “këtë vit në Tiranë festohet edhe 100 vjetori i themelimit të Tiranës kryeqytet, çka e bën këtë vit edhe më të veçantë”. Ndërkohë, Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, znj. Sophia Philippiddou theksoi “pjesëmarrjen e Greqisë në tre aktivitetet të rëndësishme në këtë muaj aktivitetesh të Pranverës Frankofone”.

Rreth 80 aktivitete kulturore do të zhvillohen në 15 qytete të Shqipërisë, duke mbledhur bashkë studiues të fushave të ndryshme, shkrimtarë, mësues, nxënës dhe studentë duke nisur me seminarin arkeologjik ndërkombëtar do të përmbledhë zbulimet e fundit, të cilat konfirmojnë vendin e Ilirisë antike si urë lidhëse mes kulturave të Mesdheut dhe të Evropës për të vijuar me kinemanë frankofone nga Kanadaja, Egjipti, Franca, Irlanda, Republika Çeke, Serbi, etj. Një vend të rëndësishëm gjatë këtij muaji do të zërë muzika, letërsia, sfidat e ekologjisë apo angazhimin e grave në art. Muaji i Frankofonisë është festa e 300 milionë grave dhe burrave, të cilët i bashkon frëngjishtja, vizë lidhëse mes kulturave të ndryshme dhe të pasura, të shtrira në 5 kontinente dhe 88 vende.

2 mars 2020

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara