Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Revista tashmë famose franceze Charlie Hebdo ripublikoi karikaturat e Profetit Muhamet, të cilat e shndërruan redaksinë e saj në një target të fondamentalizmit terrorist islamik. 

Në prag të hapjes së proçesit për atentatin e vitit 2015-të, në të cilin ranë viktima disa gazetarë dhe vinjetistë (karikaturistë), e përjavshmja satirike ka vendosur të ripublikojë karikaturat e profetit, në shenjë homazhi për viktimat, por edhe sfide për integralistët islamikë. “Nuk do ta ulim kurrë kokën, nuk do të heqim dorë kurrë”, thotë Riss, drejtori i saj.  

Duhet thënë se karikaturat mbi Profetin Muhamet ishin publikuar më parë nga e përditshmja daneze Jyllands-Posten dhe, në shenjë solidariteti, Charlie Hebdo i ripublikoi. Një nga karikaturat paraqiste Profetin me një bombë në dorë në vend të çallmës, apo i armatosur me thikë përkrah dy grave me shami të zezë. 

Revista ishte denoncuar për blasfemi nga disa shoqata islamike, por në Francë krimi i blasfemisë nuk ekziston më si figurë penale apo civile. Më pas, në redaksi arritën disa kërcënime, të cilave nuk iu dha asnjë rëndësi e veçantë, deri sa redaksisë iu vu edhe zjarr, pak para sulmit terrorist të vëllezërve Kouachi.  Këta të fundit, prishën një mbledhje të redaksisë duke hyrë me forcë më kallashnikov në dorë e duke thirrur “Allah Akbar!” Në orët që vijuan u vranë edhe disa policë si dhe klientë hebrej të një supermerkati kosher që gjendet pranë redaksisë. 

Ripublikimi i karikaturave të Profetit Muhamet në prag të proçesit kundër atentatorëve të vitit 2015 bëhet në një klimë sociopsikologjike ku motoja “Je suis Charlie” është mjaft e përhapur dhe e pranuar në shoqërinë franceze, e cila ndjen tashmë peshën e pranisë së fondamentalizmit islamk në vend. 

Gazetarët e revistës Charlie Hebdo jetojnë tashmë prej pesë vjetësh në një redaksi-bunker, adresa e së cilës nuk bëhet më publike. Drejtuesit e saj jetojnë nën mbrojtjen e policisë. 

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara