Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Prania e COVID 19 ka goditur rëndë ekonominë shqiptare. Pasojat po ndihem që tani, por mendohet se në të ardhmen bilanci do të jetë i frikshëm.

 

Një prej sektorëve që parashikohet të goditet më shumë është turizmi shqiptar, i cili vitet e fundit pati një rritje admiruese.

 

Unioni Turistik Shqiptar bëri të ditur për anulime të shumta të paketave që operatorët turistikë kishin me Shqipërinë për këtë sezon veror. Sipas unionit janë anuluar 5 milionë netë qëndrimi të sezonit veror pa përmendur anulime të tjera si prenotimet e çarterave dhe shoqërive të transportit.

 

Unioni Turistik Shqiptar vlerëson se në situatën e krijuar ky sektor ka nevojë për politika të veçanta në mënyrë që mos të shkojë drejt falimentimit. Qeveria shqiptare ka deklaruar se situata është e vështirë, por do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta përballuar.

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara