Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur çadra në hyrjen e Urgjencës kryesore në QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës,  për të gjithë personat të cilët do të kenë urgjenca mjekësore.

Çadrat do të funksionojnë për të parë nëse qytetarët të cilët vuajnë nga shqetësime të tjera, janë gjithashtu të prekur edhe nga koronavirusi. E gjithë kjo për të parandaluar kontaktin e panevojshëm me ambientet e brendshme të spitalit nga pacientë që rastësisht mund të mbartin virusin dhe nuk janë në dijeni.

 

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi aplikimin e kësaj mase nëpërmejt një postimi në Facebook:

 

Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Për ne është parësore mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve.

Po lidhim kontratën për blerjen e 54 respiratorëve dhe vijojmë procedurën për respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të përcaktuar.

Me masat që kemi marrë për mjetet e mbrojtjes personale kemi arritur të sigurojmë rritjen e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3, ndërkohë që planifikojmë krijimin e një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3.

Sa i përket maskave të thjeshta, kemi një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.

Sa i përket veshjeve speciale po rrisim në këtë javë me 10 mijë stokun e veshjeve dhe planifikojmë rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale.

Sa i përket elementëve të tjerë doreza nitrili, syze mbrojtëse, helmeta mbrojtëse, dezinfektantë etj, po ashtu është siguruar stoku i nevojshëm për përballimin e kësaj situate dhe në vijim.

Po bëjmë më të mirën me kapacitet që ka vendi për t’u përballur me një virus të rrezikshëm, por LUTEMI qytetarë:

Zbatoni masat e distancimit social, qëndroni në shtëpi, ndihmoni veten e tyre dhe të afërmit tuaj, sidomos ata që janë të moshuar, me sëmundje kronike dhe më të pamundurit.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara