Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

Pavarësisht se, më shumë se gjysma e muajit Mars ka qenë me kufijtë e mbyllur, kjo nuk ka penguar azilantët shqiptarë që të trokasin në dyert e Europës. Janë 431 shqiptarë të cilët kanë aplikuar për herë të parë për azil në një prej 27 vendeve të Bashkimit Europian gjatë muajit mars, 518 në total, bashkë me ripërtëritësit, thonë shifrat më të fundit të Zyrës Europiane për Mbrojtjen e Azilantëve.

 

Shifra është thuajse sa gjysma e muajit paraardhës. Shqiptarët ndërkohë figurojnë në listën e ripërtëritësve më të mëdhenj. Vijnë pas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë, Kosovës dhe Moldavisë, me më shumë se 20% secili. Sipas Zyrës Europiane të Mbrojtjes së Azilantëve, kjo vjen kryesisht si pasojë e normave të ulta të pranimit të kërkesave për këto vende. Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë muajve të parë të këtij viti, pra në Janar, Shkurt, Mars, shifrat e shqiptarëve që presin dyerve të Europës është më shumë se përgjysmuar, nga rreth 13 mijë në Dhjetor të vitit të kaluar, në rreth 500 në mars të këtij viti, rporton scan.

 

Muaji Mars ndërkohë ka ngadalësuar edhe normën e përgjigjeve pozitive, gjë që lidhet me rënien e fluksit hyrës të kërkesave por ndoshta edhe me operimin jo në kapacitet të plotë si pasojë e gjendjes së emergjencës në shumicën e shteteve europiane. Shifra e përgjigjeve negative gjithashtu është përgjysmuar gjatë marsit.

 

5 maj 2020

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara