Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreh shqetësim për rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus  sidomos në vendet e varfra.

 

“Kemi ende një rrugë të gjatë përpara lidhur me pandeminë. Jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në një konferencë për mediat.

 

Sipas OBSH-së vetëm në 24 orët e fundit janë i identifikuar 106 mijë raste të reja personash të prekur nga koronavirusi, numri më i madh i shënuar brenda një dite që nga fillimi i shpërthimit.

 

Ekspertët paralajmërojnë se shifrat pritet të rriten edhe në dy javët në vijim. Më shumë se 326.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në të gjithë botën ndërsa vendi më i prekur janë SHBA me më shumë se 1.5 milionë të infektuar. OBSH-ja është kritikuar nga Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e akuzon organizatën për keqmenaxhim të situatës dhe se favorizon Kinën.

 

OBSH thotë se SHBA po vendosi të pezullojë përfundimisht fondet, një hap i tillë do të prekë më së shumti vendet më vulnerable të botës.

 

21 maj 2020

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara