Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

Polemika lidhur me testimet e popullatës për koronavirusin. Partia Demokratike i kërkoi sot Qeverisë që të zhvillojë testime të gjera. Kryeministri Edi Rama reagoi përmes Twitterit duke u shprehur se strategjia e testimeve vendoset nga ekspertët dhe jo nga Qeveria. Ndërsa në një deklaratë të tij, Komiteti Teknik i Ekspertëve theksoi pasdite se nuk gjen arsye për të rikonsideruar strategjinë e ndjekur deri më tani “nisur nga konstatimet dhe rezultatet e derisotme”. Në Shqipëri sipas të dhënave të bëra publike të martën, janë realizuar 2753 testime.

 

Sipas Mirela Tabakut, përfaqësuese e Partisë Demokratike “Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) kanë theksuar se testimi i zgjeruar është thelbësor për të mbajtur nën kontroll COVID 19, për të reduktuar transmetimin e tij, si dhe për të zvogëluar impaktin e tij negativ ne ekonomi, shendet publik dhe aspektin social. Është momenti që Qeveria të vlerësojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri që sa më shumë të zgjasë periudha e testimeve të ulëta, aq më të mëdha do të jenë pasojat në shëndetin e qytetarëve, pasojat ekonomike dhe sociale, që gjithashtu sjellin pasoja ne shendetin mendor dhe fizik te popullatës”, deklaroi zonja Tabaku, duke shtuar se “kemi humbur shumë kohë duke e mbajtur në minimum numrin e testimeve. Masat e distancimit social janë të domosdoshme për të ngadalësuar përhapjen, por vlera e mbylljes në shtëpi bie, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar”.

 

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter u kundërpërgjigj duke shkruar: “A mundet dikush t’ia thotë PD-së se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Pikë! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe Pikë! PD i’a fut kot”.

 

Pasdite Komiteti Teknik i Ekspertëve shpërndau një deklaratë “nisur nga intensifikimi i debatit publik mbi numrin e testimeve që është duke kryer Shqipëria, në kuadër të luftës kundër Covid19”. Sipas deklaratës “në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente. Edhe për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk sheh asnjë arsye për të rikonsideruar Planin tonë të paracaktuar Strategjik”. Deklarata thekson më tej se “në mungesë të masave që kemi marrë dhe strategjisë që kemi ndjekur, do të gjendeshim në kushtet e kolapsit të plotë të sistemit tonë shëndetësor. Fakti që sistemi ynë Shëndetësor nuk gjendet në asnjë lloj presioni, si rezultat i daljes jashtë kontrolli të Covid19 – ashtu siç nuk ka edhe asnjë arsye që të flejmë mbi dafina – nuk përbën arsye për të neglizhuar kur flitet për shumëçka, por nga ana tjetër harrohet ky fakt thelbësor”.

 

Ekspertët në deklaratën e tyre paralajmëruan për rrezikun e mundshëm të lehtësimit të masave shtrënguese të njoftuar nga qeveria. “Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se masat e marra nga autoritetet shqiptare, kanë qenë tejet të dobishme dhe kanë patur efekte pozitive, të cilat duhet bërë kujdes maksimal, që të mos zhbëhen prej lehtësimeve që mund të rezultojnë të parakohshme”.

 

Pas deklaratës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ju drejtua sërish kryeministrit. “Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi. Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas çlirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize”, shkruajti në Facebook zoti Bardhi. VOA

 

7 prill 2020

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara